Futboll

Champions/ Interi nuk gjen dot golin, e mbyll i dyti në grup. Jashtë Mançester Junajtid

Gazeta Si – Barazim "i hidhur” për Interin në Champions. Në ndeshjen e fundint të Grupit D, skuadra e Inzagit nuk shkoi më shumë se 0-0 ndaj Real Sociedadit, duke e mbyllur në vend të dytë fazën e grupeve, pikërisht pas spanjollëve, të cilët mbajnë kreun falë golaverazhit më të mirë.

Në “San Siro” pjesa e parë u luajt me zotërimin e topit nga Sociedad, por Interi kishte rastet më të rrezikshme me Turam Mkhitarian dhe Dimarko. Në pjesën e dytë zikaltrit tentuan ta rrisnin ritmin, por rezultati nuk ndryshoi edhe me Lautaro Martinez në fushë. Asllani luajti 8 minuta në fundin e ndeshjes.

Në ndeshjet e tjera vlen të theksohet se Mançester Junajtid është mundur në fushën e vet 0-1 nga Bajern Mynih, duke mbetur në vend të fundit në grup dhe jashtë çdo kompeticioni europian. Kalojnë më tej danezët e Kopenhagen.

Është kualifikuar edhe Napoli, që mundi 2-0 Bragën, ndërsa Real Madrid e ka mbyllur me pikë të plota grupin, pasi fitoi 2-3 sot në fushën e Union Berlinit.

Champions, ndeshjet e fundit në grupe
Sot
Lens-Sevilja 2-1
PSV-Arsenal 1-1
Kopenhagen-Gallatasaraj 1-0
Inter-Real Sociedad 0-0
Mançester J.-Bajern Mynih 0-1
Napoli-Braga 2-0
Salcburg-Benfika 1-3
Union Berlin-Real Madrid 2-3

Skuadrat e kualifikuara në 4 grupet e para janë: Arsenal, PSV, Bajern Mynih, Kopenhagen, Real Sociedad, Inter, Real Madrid dhe Napoli.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë