Futboll

Champions / Hipoteza e fundit, finale me tetë skuadra në Lisbonë

Do të vendoset në 17 qershor, me ekzekutivin e programuar nga UEFA, por formula Champions për të cilin në Nyon, në ditët e kaluara, la të kuptohet se “çdo skenar është i hapur”: një finale me tetë skuadra e gjitha për tu luajtur në Lisbonë. Pasi ditët e kaluara New York Times i kishte paraprirë qëllimit të Stambollit për të hequr dorë nga pritja e finales – duke patur parasysh se data e 29 gushtit parashikonte sidoqoftë ndeshje me dyer të mbyllura – UEFA nuk e ka konfirmuar, por as mohuar dhe nxitur nga klubet europiane ka vazhduar punën në kërkim të zgjidhjes për kupat europiane të pezulluara.

Përfundimi i kampionateve kombëtare, që brenda Ekzekutivit duhet të formalizojnë formatet e sezoneve respektive, lehtëson tashmë detyrën e konfederatës europiane drejtuar nga slloveni Ceferin. Pas hipotezës Gjermani, propozimi i fundit në tavolinë, sipas El Mundo Deportivo, është ajo e Lisbonës si vend organizator, me një miniturne të stilit Botërori i klubeve: për tu përcaktuar mbetet nëse do të nisë nga çerekfinalet apo gjysmëfinalet.

Stadiumi është ai i Da Luz, me Jose’ Alvalade në mbështetje në rast të finaleve me katër ose tetë skuadra. Shumë klube të rëndësishme, nënvizon Mundo Deportivo, nxisin Eca-n të kërkojë një përshpejtim në datën 22 gusht të finales, për të mos u ngatërruar me fillimin e sezonit të ardhshëm të kampionateve të fiksuar për në mesin e shtatorit. Pengesa janë TV, që nuk e shohin me sy të mirë nga pikëpamja komerciale një miniturne të përqendruar në disa ditë. Mynihu dhe Wanda Metropolitano e Madridit janë alternativat e tjera që po diskutohen për të zhvilluar finalen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë