Futboll

Champions/ Fitore ‘e hidhur’ për Milanin. Përmbys Njukastëllin, por bie në Ligën e Europës

Gazeta Si – Pulisiç dhe Çukuueze zhvlerësojnë golin e Joelinton, por barazimi i PSG-së në Gjermani ka bërë që në të kualifikohen francezët. Leao dhe Tomori godasin shtyllën.

Fitore ‘e hidhur’ për Milanin, që i jep lamtumirën Ligës së Kampionëve për këtë sezon dhe bie në Ligën e Europës. Kuqezinjtë kanë mundur 1-2 Njukastëllin me përmbysje, por janë penalizuar nga barazimi 1-1 i PSG-së në fushën e Borusia Dortmundit, duke bërë që të kualifikohen këto të fundit.

Pjesa e parë ishte në favor të Njukastëllit, që zhbllokoi ndeshjen në minutën e 33-të me një gjuajtje të bukur të Joelinton. Në minutën e 59-të, me gjuajtjen e parë në portë, Milani gjeti golin e barazimit me Pulisiç.

Maignan shpëtoi portën me ndihmën e traversës, pas gjuajtjes së Bruno Guimaraes. Më pas Leao gooditi shtyllën, ndërsa në të 74-ën Çukueze, i sapofutur në fushë, shënoi golin e fitores. Në shtesë edhe një shtyllë pas një kundërsulmi.

Në ndeshjet e tjera mund të veçohet humbja 3-2 e Barcelonës në fushën e Antverpës së Mujës, i skualifikuar për këtë ndeshje. Elseid Hysaj ishte titullar në humbjen 2-0 të Lacios ndaj Atletiko Madrid.

Champions, ndeshjet e fundit në grup
Sot
Crvena Zvezda-Mançester Siti 2-3
Lajpcig-Jang Bojs 2-1
Antverp-Barcelona 3-2
Atletiko Madrid-Lacio 2-0
Selltik-Fejnord 2-1
B.Dortmund-PSG 1-1
Porto-Shakhtar 5-3
Njukastëll-Milan 1-2

Janë përcaktuar tashmë edhe 16 skuadrat e kualifikuara për në fazën e 1/8-ve dhe aty janë: Bajern Mynih, Kopenhagen, Arsenal, Psv, Real Madrid, Napoli, Inter, Real Sociedad, Borusia Dortmund, PSG, Atletiko Madrid, Lacio, Barcelona, Porto, Mançester Junajtid dhe Lajpcig.

Në Ligën e Europës kanë zbritur: Gallatasaraj, Lens, Braga, Benfika, Fejnord, Milan, Jang Bojs dhe Shakhtar.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë