Futboll

Champions/ Barcelona dhe Arsenali kërkojnë sot një vend në çerekfinale

Gazeta Si – Championsi do të njohë sot në mbrëmje dy skuadrat e radhës që do të shkojnë në fazën ccerkfinale, ku do të bashkohen me PSG-në, Bajern Mynih, Mançester Sitin dhe Real Madrid.

Barcelona pret Napolin, pas barazimit 1-1 në ndeshjen e parë në “Maradona”. Trajnerët Xsavi Hernandez dhe Kalcona kanë dashur të largojnë presionin psikologjik nga skuadrat e tyre, duke theksuar se favorit është kundërshtari. Katalanasit në fakt nisen si favoritë në letër, duke qen se kanë avantazhin e fushës.

Megjithatë, mungesat i prishin jo pak punë trajnerit Ksavi Hernandez. Ai nuk do të ketë të gatshëm Pedrin, Gavin, De Jong dhe Balde. Ai do të mbështetet tek eksperienca e Levandovskit dhe shpërthimi i adoleshentit Jamal.

Napoli në anën tjetër kërkon për herë të dytë radhazi kualifikimin në çerekfinale të Championsit, pasi kështu mund të sigurojë edhe pjesëmarrjen në Botërorin e klubeve. Kvaratskhelia dhe Osimhen duket se po kthehen në formën e tyre më të mirë dhe mund t’i bëjnë keq Barcelonës. Rrahmani me shokë duhet të jenë shumë të kujdesshëm për të mos pësuar.

Kalimin në çerekfinale kërkon sot edhe Arsenali, që duhet të përmbysë humbjen 1-0 të ndeshjes së parë kundër Portos. Portugezët mbeten gjithmonë një ‘kockë e fortë’ në Champions dhe nuk do të jetë e lehtë, por Arsenali ka gjithë potencialin për të shkuar më tej.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë