Ndeshja e vajtjes e 1/8 të Ligës së Kampionëve mes Atlético Madrid dhe Chelsea do të luhet rregullisht më 23 shkurt në orën 21, por në vend të Spanjës do të luhet në “Arena Nationala” në Bukuresht. Vendimi është marrë për shkak të kufizimeve të qeverisë spanjolle për të luftuar pandeminë Covid-19 . Prandaj, ndeshja do të luhet në një fushë neutrale, e cila u njoftua nga UEFA me një shënim të shkurtër zyrtar.
An important update on our @ChampionsLeague last-16 tie with Atletico Madrid...
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 10, 2021
“UEFA konfirmon se ndeshja e parë e 1/8 të Ligës së Kampionëve mes Atletico Madrid dhe Chelsea do të zhvillohet në Arena Nationala në Bukuresht. Data e ndeshjes (23 Shkurt 2021) dhe koha e fillimit (21.00) do të mbetet e njëjtë. Ndeshja e kthimit është konfirmuar që do të luhet në stadiumin e Çhelsea në “Stamford Bridge”.
UEFA dëshiron të falënderojë Atletico Madrid dhe Chelsea për bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre të ngushtë në gjetjen e një zgjidhje për problemin, si dhe Federatën Rumune të Futbollit për mbështetjen e tyre dhe për të rënë dakord për të organizuar ndeshjen në fjalë. ”
Ky është takimi i radhës i kompeticioneve europiane që do të luhet në fushë neutrale pas Leipzig- Liverpool, Real Sociedad-Manchester United, Arsenal-Benfica.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.