Xhinsi është veshja që të gjithë e zgjedhim, në çdo kohë, dhe në çdo vend.
Xhinset janë gjithashtu një veshje e domosdoshme, pasi janë praktike, të gjithanshme, transformuese dhe nuk dalin kurrë nga moda.
Ato mund të ndryshojnë formë dhe stil, por janë gjithmonë një prej veshjeve më të kërkuara dhe praktike për të gjithë. Të krijuara fillimisht në vitin 1853 si veshje e posaçme për kërkuesit e arit, këto pantallona kanë bërë historinë e modës për dhjetëra breza dhe janë e vetmja veshje që me siguri nuk do të dalë kurrë nga moda.
Megjithatë, ju ka ndodhur ndonjëherë të vini re se në pjesën e pasme të tyre gjendet e kapur me qemerin një etiketë lëkure? E dini, cili është funksioni i saj? Le të fillojmë që nga emri, etiketa e lëkurës quhet Jacron dhe është përdorur fillimisht për të dalluar xhinset e një cilësie të mirë nga veshjet e dorës së dytë të punëtorëve. Në vitin 1873, do të ishte marka e famshme ''Levi's''që do ta përdorte e para këtë detaj duke u diferencuar nga brand-et e tjera. Edhe tani markat më në zë të prodhimit të veshjeve xhins vazhdojnë ta përdorin akoma, por duke qenë se shpeshherë në tregje qarkullojnë imitime perfekte vështirë të dalloni nëse pantallonat tuaja janë origjinale ose jo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.