Keshilla

Çfarë rrezikoni nëse përdorni peshqirin e trupit edhe për fytyrë

Lëkura kërkon një kujdes të veçantë, e sidomos kur bëhet fjalë për lëkurën e fytyrës.

Dhe kur bëhet fjala për këtë gjë, nuk është vetëm kujdesi ndaj produkteve të bukurise që zgjedhim apo sapuni, por edhe peshqiri gjithashtu.

Por a mund të përdorim të njëjtin peshqir si për fytyrën edhe për trupin? Jo.

Peshqirët duhet t’i ndani, të trupit veç dhe të fytyrës veç. Kjo pasi produktet që përdorni për trupin si: hidratuesit, larësit, parfumet etj nuk duhet të përfundojnë në fytyrën tuaj, pasi mund të japin efekte të padëshiruara. Mund të bllokojnë poret, mund të shkaktojnë puçrra dhe irritime.

Gjithashtu bakteret mbeten në çdo peshqir që mund të përdorni, prandaj duhet të mbani një peshqir të veçantë për fytyrën dhe të siguroheni që të qëndrojë sa më i pastër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë