Keshilla

Çfarë rrezikoni nëse nuk ndërroni çarçafët një herë në javë?

 Të gjithë jemi pak dembelë  kur vjen puna për të ndërruar çarçafë.

 Në një studim të kryer pak kohë më parë, u zbulua se pjesa më e madhe e njerëzve i ndërronin çarçafët një herë në 14 ditë, ndërsa pjesa tjetër mbante të njëjtët çarçafë deri në 4 javë.

Po sa na ekspozon ndaj infeksioneve kjo pjesë?

Ekspertja e lavanterisë Mary Marloëe Leverette, thotë se fjetja në një krevat jo të pastër mund të jetë e dëmshme për shëndetin. 

Ajo ka shpjeguar se: “Ne djersisim edhe gjatë gjumit dhe trupi lëshon vajra dhe sekrecione të ndryshme,. Nëse çarçafët nuk lahen rregullisht, ato mund të kthehen në një burim infeksionesh, sidomos nëse keni ndonjë plagë ose gërvishtje në trup. Sipas saj, pëlhurat janë në gjendje të transferojnë infeksione të ndryshme dhe mos larja e tyre shpesh bën që mikrobet e depozituara në to të kalojnë jastëk e dyshekë, të cilat janë më të vështira për t’u pastruar. 

Për të shmangur një gjë të tillë, Mary rekomandon që çarçafët të ndërrohen dhe të lahen njëherë në javë. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë