Politike

‘Çfarë opozite jemi ne? Jemi falsitete’, Berisha për mosbindjen civile: Jemi si figurantë

Nga Gazeta Si- Ish-kryeministri Sali Berisha zhvilloi një takimin me Kryesinë në Degën Gjirokastër, ku foli për situatën politike të opozitës dhe mosbindjen civile.

Berisha u shpreh se “Ne jemi si figurantë për të thënë se Kuvendi ka opozitë”, ndërsa shtoi se opozita sot në Parlament është falsitetet.

“Unë ju them ju, me bindjen më absolute se zgjedhjet, ose fitohen ose vidhen. Nëse vidhen, nuk fitohen kurrë, por vidhen. Dhe nuk ka fatkeqësi më të madhe se të mendosh se plaçka që të ka vjedhur hajduti është e tij dhe nuk është e jotja. Ne këtu ndahemi me çdo njeri, në botëkuptim ne nuk pranojmë zgjedhjet e vjedhura, për zgjedhje të fituara. Hiqjani pak Edi Ramës votat që mori me 683 mijë zarfa të pensionistëve në kundërshtim flagrant me kodin e zgjedhjeve. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke ndryshuar 1.3 milionë zgjedhësve, qendrën e votimit. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar emrin e PD në fletën e votimit. Zbritjani Edi Ramës votat që mori duke mos shënuar në kundërshtim me ligjin, emrin e Sali Berishës në fletën e votimit. Zbritjani Edi Ramës, votat që ai mori duke shpërndarë me qindra e mijëra leje ndërtimi, legalizime, licenca në kundërshtim me ligjet në fushatën elektorale. Të ja zbresim Edi Ramës kontrollin që siç thotë vetë ODIHR, i bëri vullnetit të zgjedhësve me patronazhistë dhe aktivistë të tij, terroristë të kuq. Dy vite ka Shehu që ka dërguar në Kuvend një rezolutë për gjenocidin serb në Kosovë. Ligji thotë se ajo rezolutë kalon nga sekretaria në komisione, pastaj në Kuvend. Më pas vendoset nëse do hidhet poshtë apo do miratohet. 31 amadentetat tona bllokohen, sikur nuk ekzistojmë, por jemi figurantë për të thënë që Kuvendi ka opozitë. E çfarë opozite jemi ne, ne nuk jemi opozitë në fakt, jemi falsitete. Duhet të themi realitetit. Në mënyrë më të përsëritur i kam thënë kryetares se po shkatërron Parlamentin. Ne nuk jemi ata që mund të jemi dakord me ato që bëni. Kjo solli fillimin e mosbindjes civile në Parlament dhe kjo shënon një kthesë të madhe të PD-së.”, u shpreh Berisha.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur edhe në lidhje me bllokimin e negociatave të Shqipërisë me BE-në nga Greqia.

Në lidhje me kryebashkiakun e zgjedhur të Himarës, ish-kryeministri Berisha tha se Fredi Belerit duhet t’i lejohet betimi, ndërsa shtoi se nëse shpallet i fajshëm t’i hiqet mandati.

“Çfarë po kërkon Mitsotaks? Po kërkon që Beleri të trajtohet njësoj si janë trajtuar shqiptarët e tjerë që nga burgu kanë bërë betimin. Pse e kanë bërë betimin ata? Sepse ai që nuk është dënuar është i pafajshëm. Nëse pretendon se Beleri ka bërë krim, kur të behet dënimi, t’i merret mandati. Çfarë mëkati është nëse Beleri thotë i përket pakicës greke në Shqipëri? More zotëri ai është ai që ndihet. E ka zgjedhur bota këta punë.”, u shpreh Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë