Keshilla

Çfarë nuk keni ditur për grupin më të rrallë të gjakut

Gjaku i njeriut është klasifikuar në katër grupe nga mjeku austriak Karl Landsteiner në vitet 1900. Të njohësh grupin e gjakut është shumë e rëndësishme, aq më tepër kur bëhet fjalë për situata emergjente, pasi një kombinim i gjakut është vendimtar për transfuzionet e sigurta. Megjithatë rezulton se karakteristikat e gjakut mund të ndikojnë në shëndetin tonë.
Më poshtë kemi listuar disa fakte shkencore për grupin e gjakut zero.

Si përcaktohen llojet e gjakut?

Llojet e gjakut, ose grupet e gjakut, klasifikohen sipas pranisë ose mungesës së antigjeneve të caktuara që mund të shkaktojnë një përgjigje imune kur ato janë të huaja në trup. Këto antigjene mund të bëjnë që sistemi imunitar i pacientit të sulmojë gjakun e transfuzuar. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të njihni grupin tuaj të gjakut dhe të jeni të vetëdijshëm për transfuzionet e gjakut.

Karakteristikat e grupit të gjakut zero

Ekzistojnë 4 grupe kryesore të gjakut të përcaktuara nga prania ose mungesa e antigjeneve A dhe B në sipërfaqen e qelizave të kuqe dhe në antitrupat A dhe B në plazmë. Përveç antigjeneve A dhe B, ka një proteinë të quajtur Rh faktor që mund të jetë i pranishëm ose jo. E gjitha kjo përbën 8 grupe gjaku: A +, A-, B +, B-, O +, O-, AB + dhe AB-. Grupi i gjakut O nuk ka antigjenet A dhe B në qelizat e kuqe të gjakut, por ka antitrupa A dhe B në plazmë. Grupi i gjakut O + është lloji më i shpeshtë i gjakut që zë 37% - 53% të njerëzve në grupe të ndryshme etnike dhe racore.

Njerëzit me grupin e gjakut O(zero) janë donatorë universale.

Njerëzit me grupin e gjakut O + mund të dhurojnë gjakun e tyre në të gjitha 4 grupet, por vetëm tek njerëzit me nëngrupin RH pozitiv (O +, A +, B +, AB +). Qelizat e kuqe të grupit O mund të transfuzohen në 8 nëngrupet, gjë që e bën atë një lloj të gjakut universal që është gjithmonë i nevojshëm për transfuzionet emergjente. Grupi i gjakut O- transfuzohet në rastet e emergjencës, kur është e rëndësishme për të shpëtuar jetën e një pacienti përpara se të kryhet testi i kryqëzimit. Për më tepër, grupi i gjakut O- është më i sigurt për foshnjat e porsalindura, sistemet e imunitetit të të cilëve janë të pazhvilluara.
Njerëzit me grup gjaku zero mund të marrin gjak vetëm nga personat që janë me po të njëjtin grup. Njerëzit me grupin e gjakut O + mund të marrin gjak nga njerëz me të dy grupet O + dhe O- , ndërsa ata që kanë gjak të tipit O - mund të marrin të njëjtin gjak të grupit O-.

Rreziqet shëndetësore

Sipas shkencëtarëve, ka mënyra në të cilat biokimi i gjakut përcakton shëndetin tonë. Edhe pse ndikimi i llojeve të gjakut në shëndetin tonë ende është nën hulumtim, ekzistojnë disa teori për rreziqet dhe përfitimet shëndetësore për njerëzit me lloje të ndryshme të gjakut. Në veçanti, konsiderohet se njerëzit me grupin e gjakut O mund të jenë më të ndjeshëm ndaj disa infeksioneve bakteriale dhe virale sesa grupet tjera të gjakut, duke përfshirë ato të rënda si murtaja, kolera, shyta dhe tuberkulozi. Disa studime gjithashtu tregojnë se individët e grupeve të gjakut O kanë një incidencë më të lartë të ulcerave të duodenale 35% më shumë në krahasim me njerëzit me grupet A, B dhe AB të gjakut.

Përfitimet shëndetësore

Njerëzit me grupin e gjakut O janë më pak të rrezikuar nga sëmundja konoare e zemrës, në krahasim me njerëzit që kanë grupin e gjakut A, B dhe AB. Studimet kanë zbuluar se njerëzit me grupine gjakut zero negativ janë 25 përqind më të rrezikuar nga kanceri i pankreasit, ndërsa njerëzit me grupin e gjakut zero pozitiv janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e gjakut. Megjithatë, një jetë e shëndetshme dhe menaxhimi i faktorëve të rrezikut shëndetësor është vendimtar për shmangien e sëmundjeve, pavarësisht se çfarë lloji të gjakut keni.

Grupi i gjakut dhe dieta

Ju mund të keni dëgjuar për të ashtuquajturat "dietat e gjakut" që pretendojnë se të hahen produkte të caktuara që përputhen me grupin tuaj të gjakut do t'ju ndihmojnë të qëndroni të shëndetshëm. Me gjithë popullaritetin e tyre të madh, dietat e gjakut nuk kanë prova shkencore dhe nuk njihen në mënyrë universale. Nutricientët sugjerojnë se është më mirë të ndiqni një dietë të personalizuar duke marrë parasysh gjendjen tuaj shëndetësore në vend të një diete të lidhur me llojin tuaj të gjakut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë