Lajme

Çfarë ndodh nëpër botë…

Në Dhomën e Përfaqësuesve u zhvillua dëshmia publike e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Bashkimin Evropian, Gordon Sondland. Ai është deri më sot dëshmitari i profilit më të lartë që shfaqet në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa zhvillohen dëgjesat publike në kuadër të hetimeve që mund të çojnë në proces për shkarkimin e mundshëm të Presidentit Donald Trump.
Gjatë deklaratës së tij, ai u shpreh se nuk kishte qenë dakord që në marrëdhëniet me Ukrainën ishte përfshirë Rudy Giuliani, avokati personal i Presidentit Trump. Pohimi më i rëndësishëm që zoti Sondland bëri sot është se vërtet Rudy Giuliani i vuri si parakushte Ukrainës hetimin e zgjedhjeve të 2016-tës, të serverit të Partisë Demokrate dhe të kompanisë energjitike “Burisma”.
Dëshmia e Ambasadorit amerikan në BE, Gordon Sondland, u prit me vëmendje maksimale nga ligjvënësit dhe mediat amerikane. Zyrtari i profilit të lartë, një manjat i biznesit të hotelerisë, i pat dhuruar 1 milion dollarë komitetit organizator për inaugurimin e Presidentit Trump në vitin 2017.
Në mars 2018, Presidenti Trump e emëroi atë ambasador në Bashkimin Evropian. Tashmë, ai e gjen veten në epiqendër të zhvillimeve politike për shkak të angazhimit të tij, nga Brukseli, me çështjet e Ukrainës.

Kina ka paralajmëruar se mund të lërë në errësirë Filipent, duke fikur rrjetin kombëtar të energjisë. Lajmi është bërë i ditur nga kreu i këtij rrjeti konfirmoi kërcënimin, gjatë një seance parlamentare në Manila, duke deklaruar se përplasjet mes qeverive se Kinës dhe Filipineve mund të cënojë sigurinë kombëtare të kësaj të fundit. Dy vendet kanë një sërë mosmarrëveshjesh për ishujt në Detin e Kinës së Jugut. Kompania kineze “Grid Corp State” zotëron 40% të aksioneve në Korporatën Kombëtare të Filipineve, e cila drejton linjën e transmetimit të vetëm të energjisë në vend.
Në rast të këtij skenari, presidenti filipinas Rodrigo Duderte ka fuqinë të urdhërojë rikthimin e energjisë elektrike për vetëm 24 orë.
Fikja e rrjetit të energjisë mund të shkaktojë pasoja nga më të rëndat në një vend me shkallë të lartë dhune si Filipent, si lufta civile apo rebelimi.

Autoritetet në Serbi, thanë se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka urdhëruar hetimin e raportimeve për një aferë të dyshuar spiunazhi, dyshimet për të cilën u nxitën nga video e postuar në rrjetet sociale, ku shihet një agjent i shërbimit rus të zbulimit, duke i dhënë para një zyrtari të shërbimit serb të sigurisë.
Një zyrtar i Agjencisë Informative dhe të Sigurisë së Serbisë, e njohur si BIA, i tha të mërkurën televizionit shtetëror serb se video xhirimi është autentik. Videoja ishte postuar më 17 nëntor në kanalin YouTube. Aty shihet një diplomat rus duke i dhënë një çantë agjentit serb në Beograd, nga e cila ky fundit nxori një zarf me para.
Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandër Vulin, i tha agjencisë serbe të lajmeve Tanjug, se gjatë 24 orëve të fundit janë zhvilluar një sërë takimesh me presidentin serb, Aleksandërr Vuçiç rreth kësaj çështjeje dhe se më shumë informacione mund të priten gjatë ditës së nesërme, kur pritet të mblidhen shefat e shërbimeve të zbulimit dhe kundërspiunazhit.
“Situata është serioze dhe komandanti suprem (presidenti Vuçiç) do të shpalos përfundimet pas shqyrtimit të hollësishëm”, tha ministri serb.
Më herët gjatë ditës, mediat serbe cituan kryeministren Ana Bërnabiç të ketë thënë që “nëse kjo del e vërtetë, do të jetë një problem i madh”.
Mediat në Serbi thanë se presidenti serb do të diskutojë të enjten këtë çështje edhe me ambasadorin rus në Beograd, Alexander Bocan Harchenko. Ishte gazetari bullgar Christo Grozev, i cili shkroi në rrjetin Twitter gjatë fundjavës se në videon e publikuar në YouTube, shihet ish-ndihmësi i atasheut ushtarak në ambasadën ruse në Beograd që po takohej me agjentin serb në një operacion të fshehtë.

Kampet e mbingarkuara që janë kthyer në shtëpi për 33,000 azilkërkues në pesë ishuj të Egjeut do të mbyllen dhe do të zëvendësohen me qendra të mbyllura.Katër nga pesë qendrat e reja do të strehojnë nga 1,000 deri në 5,000 persona. Kushtet janë aq të rënda në kampet si Moria dhe Vathy andaj një komisioner i Këshillit të Evropës ka folur për një luftë të mbijetësës muajin e kaluar në këto hapësira. Greqia është përballur së fundmi me rritje të madhe të numrit të migrantëve që kanë kaluar përmes Turqisë.
Qendrat e propozuara janë duke u përshkruar si “zona dëportimi”, meqë në këtë mënyrë Qeveria në Athinë shpreson të njoftojë trafikantët apo azilkërkuesit potencialë për rregullat e reja. “Një mesazh i qartë duhet dërguar për ata që planifikojnë apo mendojnë të vijnë në këtë shtet në mënyrë ilegale, nëse nuk mund ta fitojnë azilin”, ka thënë zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas.
Qeveria po ashtu është duke u zotuar se do të ashpërsojë kontrollet në kufijtë detarë dhe ata tokësorë, duke përfshirë edhe shpejtimin e procedurave për azil.Sipas të dhënave zyrtare, 33,659 persona gjenden në kampe në këta ishuj dhe rreth 3,549 janë duke jetuar në zona tjera. Sipas Kombeve të Bashkuara, shumica e personave që kanë arritur në ishujt grekë janë nga Afganistani apo Siria.

Një djalë i moshës 12 vjeç është bërë personi më i ri i dënuar në historinë e Hong Kongut, duke u kthyer në një simbol të shtypjes së ushtruar nga qeveria kineze. Fëmija, i cili nuk mund të emërohet, u arrestua kur shkoi në shkollë një ditë pas protestave antiqeveritare të Hong Kongut. Ai pranoi se kishte vizatuar me llak patrullat e policisë dhe do të dënohet muajin tjetër.Në Hong Kong ka pasur më shumë se 5,000 arrestime që kur filluan protestat në qershor. Disa prej tyre kanë qenë fëmijë midis moshës 12 dhe 15 vjeç.
Prokurorët i thanë gjykatës që një oficer policie e pa të miturin tek shkruante"policë të mallkuar mbi makinat e policisë. Pastaj oficeri ndoqi djalin në shtëpi dhe priti jashtë tërë natën.
Kur ai u largua për në shkollë të nesërmen në mëngjes, oficeri e përgjoi atë dhe kreu një kontroll në shtëpinë e tij, ku u gjet bojë e zezë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë