Jete & Stil

Çfarë ndodh kur rrimë vetëm për shumë kohë?

Kur shkrimtarit dhe gazetarit Neill Ansell i propozuan të jetonte në malet e Uellsit, ai nuk refuzoi dhe shkoi të jetonte atje ku të vetmit fqinjë që kishte ishin një tufë korbesh të cilët kishin jetuar në pemën që ndodhej në oborrit e tij për 20 vite.

Aty ai nuk kishte asnjë njeri afër dhe në pesë vite që jetoi atje nuk kaloi asnjeri pranë shtëpisë. Ai nuk kishte as telefon dhe i vetmi kontakt që kishte ishte një i moshuar që shiste në një dyqan me milje larg nga fshati i tij.

"Unë u mësova aq shumë të isha vetëm, sa kujtoj që një ditë shkova në dyqan dhe zërin e kisha të ngjirur, ndërsa kërkoja diçka në banak. E kuptova që nuk kisha folur për dy javë, as edhe një fjalë të vetme dhe kjo u bë krejt normale për mua.”

Në kohën kur u kthye në qytet, Ansell ishte përshtatur plotësisht me qetësinë absolute sa dhe zhurma e qytetit ishte pak tronditëse për të.

Një tjetër gjë që Ansell vuri re ishte se identiteti i tij kishte filluar gradualisht të ndryshonte, të zbehej.

“Kur je vetëm, fillon të humbasësh ndjenjën për atë që je sepse nuk ke një imazh të vetvetes të reflektuar në mënyrën se si njerëzit e tjerë reagojnë ndaj teje. Kështu që mendoj se në një farë mase, kur u ktheva duhet të rizbuloja se kush mund të isha në një mjedis shoqëror," thotë ai.

Tani, për shumë njerëz, qëndrimi vetëm është bërë pjesë e jetës edhe pse nuk jemi në izolim. Ka akoma njerëz që punojnë nga shtëpia dhe janë deri diku të izoluar dhe në shoqërinë e vetes. Por si ndikon izolimi afatgjatë në tru? A kemi nevojë për jetë sociale dhe a do të kujtojmë madje si të shoqërohemi kur gjërat të kthehen në normalitet?

Qeniet njerëzore janë krijesa thellësisht shoqërore. Kjo është mjaft e dukshme nga mënyra se si jetojmë.

Vitin e kaluar, shkencëtarët gjermanë zbuluan se truri i nëntë eksploruesve, të cilët jetuan në Antarktidë për 14 muaj në një stacion kërkimor, ishte më i vogël deri në fund të udhëtimit. Duke parë skanimet MRI të bëra para dhe pas, ata zbuluan se mesatarisht, "gyrus i dhëmbëzuar", një rajon në formë C-je i cili kryesisht përfshihet në formimin e kujtimeve të reja ishte zvogëluar me rreth 7% gjatë ekspeditës.

Së bashku me zvogëlimet në vëllimin e trurit, eksploruesit gjithashtu rezultuan më keq në dy teste të inteligjencës, një për aftësinë për të treguar se ku ndodhen objektet në hapësirë dhe një për vëmendjen selektive, e cila në përgjithësi është se sa mirë mund të përqendrohesh në një objekt të veçantë për një periudhë kohe.

Shkencëtarët spekuluan se izolimi shoqëror mund të jetë fajtor, si dhe monotonia e përgjithshme e jetës kur jeni i mbyllur.

Pyetja nëse distancimi social mund të ndikojë në aftësitë tona sociale është më e ndërlikuar për t'u përgjigjur, por ka disa të dhëna.

Së pari, psikologët nuk janë në të vërtetë të shqetësuar me saktësisht se sa njerëz keni qasje. Në vend të kësaj, shumica e hulumtimeve përqendrohet në mënyrën se si e shikoni situatën tuaj. "Vetmia" përfshin të jesh vetëm pa qenë i vetmuar dhe është një gjendje e kënaqur, e ngjashme me atë që Ansell arriti në Uells.

Por njerëzit e vetmuar gjithashtu duhet të rregullojnë mendimet, ndjenjat dhe sjelljet e tyre.

Duhet të dinë të kalojnë vetëvlerësimin e ulët që izolimi sjell.

Në një skenar më të keq, vetmia mund t'i bëjë njerëzit të bien në depresion dhe këtu duhet të jenë të vëmendshëm.

Imazh ilustrues

Për dekada, vetmia me zgjedhje u pa si më e mirë. Përfitimet e saj janë lartësuar për një kohë të gjatë nga filozofët, udhëheqësit fetarë, popujt indigjenë dhe artistët. Por shumë psikologë nuk e këshillojnë diçka të tillë.

Adoleshentët me një dëshirë për të kaluar kohë vetëm janë të prirur të jenë më pak të shoqërueshëm por Ansell thotë se kjo nuk është e vërtetë pasi sipas tij, njerëzit që pëlqejnë të qëndrojnë vetëm, në të vërtetë kanë një dëshirë të madhe të bashkëbisedojnë me njerëz por thjesht janë seleksionues.

Gjithsesi, ndërveprimi i rregullt me ​​të tjerët është i rëndësishëm sepse na mëson të ndjehemi të vlerësuar dhe na ndihmon të interpretojmë me saktësi qëllimet e të tjerëve, gjë që na ndihmon të kemi përvoja më pozitive shoqërore.

Sipas Ty Tashiro, një psikolog dhe autor i librit “Shkenca mbas dëshirës për të qenë vetëm”, është normale kjo periudhë përsa i përket vetmisë dhe socializimit dhe është pikërisht koha e duhur ku ne i japim rëndësinë e duhur shoqërimit me të tjerët.

"Fëmijët dhe adoleshentët duhet të kenë ndërveprime ballë për ballë sepse ata duhet të mësojnë si të sillen në situata reale kur personin e kanë përballë. Kjo është e rëndësishme sidomos për fëmijët që kanë vështirësi në socializim.

Tashiro thotë se lidhjet shoqërore janë veçanërisht të rëndësishme për fëmijët pasi janë në zhvillim e sipër.

Vetmia pozitive

Për një gjë, Tashiro mendon se është e rëndësishme të përqafosh pak distancim shoqëror pasi një seleksionim është gjithmonë pozitiv.

“Njerëzit që janë të predispozuar të zgjedhin shoqërinë, arrijnë të zgjedhin ato persona që janë të duhurit për shoqërinë e tyre.” thotë Tashiro.

Ansell, nga ana tjetër, dëshiron të theksojë sa pozitive i gjeti përvojat e tij me vetminë dhe sa e rritën atë si person.

Ai e pa mundësinë për të jetuar vetëm në Uells si një sfidë, për të parë se sa i vetëmjaftueshëm mund të ishte dhe sipas tij, ajo përvojë e bëri më të fortë.

Ç‘është më e rëndësishmja, Ansell nuk e kishte idenë se sa do të zgjaste vetmia e tij dhe kjo bëri që ta merrte me qetësi dhe pa stres.

Edhe sot, pasi ka shkruar tre libra, Ansell thotë se ai vazhdon të përfitojë nga pesë vitet e vetmisë së tij.

Burimi: BBC. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë