Keshilla

Çfarë ndodh kur hiqni dorë nga karbohidratet

Çfarë duhet të dini përpara se të filloni një dietë ose regjim në të cilin nuk ka karbohidrate: Kur hiqni dorë prej tyre, trupi fillon të djegë yndyrna.

Duke reduktuar sasinë e karbohidrateve qëmerrni automatikisht, trupi juaj fillon të djegë yndyrnat që ka për të prodhuarenergji. Ndjeheni më pak të uritur: nuk janë kaloritë që ngopin urinë tuaj, janë ushqyesit, fibrat, proteinat dhe yndyrnat e shëndetshme. Fatkeqësisht këto produkte të gatshme nuk kanë asnjërën prej tyre përveçse mbushin trupin shumë shpejt me kalori.

Gjëja e parë që vini re kur hiqni dorë nga ushqime të tilla dhe i zëvendësoni me ushqime me fibra, është sheshimi i barkut. Aryseja? Mikrobet e mira zhdukin ato “të këqijat” që ne i marrim nga sheqeri. Muskujt tuaj janë më të fortë. Pothuajse çdo ushqim në botë është më i shëndetshëm se karbohidratet e thjeshta, që nga hamburgerët dhe mishi, tek kosi dhe akullorja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë