Keshilla

Çfarë ju paralajmërojnë flokët për shëndetin tuaj

Zakonisht mendojmë se gjendja e flokëve tona varët nga mënyra se si kujdesemi ne për to, dhe mbi faktorët e jashtëm. Por duket se flokët tanë, së bashku me simptoma të ndryshme, bëhen një tregues që tregon se diçka nuk është e gabuar me mënyrën se si funksionon trupi ynë. Brigat Side ka  analizuar përmbledhur problemet më të zakonshme të flokëve.

Bright Side ka mbledhur problemet më të zakonshme të flokëve, dhe gjeti se çfarë sëmundjesh ata tregojnë.

Flokë të dëmtuara

Arsyet e para që vijnë në mend kur flokët fillojnë të  dëmtohen, është se ne po e teprojmë me përdorimin e pjastrit ose tharses, por këto simptoma kanë nevojë për selen, squfur dhe fosfor.

Zbokth

Zbokthi nuk është i rrezikshme në vetvete, por duket mjaft i pakëndshëm dhe mund të shkaktojë kruajtje të tepruara. Ka shumë arsye pse shkaktohet zbokthi, shpesh here ndodh si  rezultat i përdorimit të produkteve të shumta të bukurisë, ose edhe si rezultat i dietave të tepërta. Një arsye tjetër mund të jetë stresi, problemet me traktin tuaj gastrointestinal, ose mungesa e imunitetit. Në këtë rast, shampot anti-zbokth nuk do t’ju ndihmojnë, kështu që duhet patjetër një vizitë tek një dermatolog, për të vizituar shkakun se nga vjen ky problem.

Flokë të hollë dhe të brishtë

Flokët e hollë dhe të brishtë mund të jenë rezultati i mungesës se proteinave, një element që kryen funksione të ndryshme të rëndësishmen trupin tonë. Kur trupi vuan nga mungesa e proteinave, gjendja e lëkurës, e thonjve dhe e flokëve bëhet më e keqe. Rekomandohet të hani më shumë fruta dhe të hani omega-3 acide yndyrore.

Humbja e flokëve fokale

Është thënë se humbja e rreth 100 fijeve flokë në ditë është normale, përveç gjatë shtatzënisë, ndryshimit në moshën tuaj, apo gjërave të tjera natyrore. Mënyra më e lehtë për të kontrolluar nëse gjithçka është në rregull është të vësh gishtat përmes flokëve dhe t'i tërheqësh nga rrënjët në skaj. Nëse gjithçka është në rregull, juve mund t’ju bien nga 3 deri në 5 fije. Nëse bien më shumë fije, atëherë duhet të vizitoheni me patjetër tek një mjek. Rënia e flokëve mund të lidhet me sistemin endokrin ose problemet me sistemin tuaj imunitar. Mund të jetë gjithashtu një shenjë e diabetit. Pra, rekomandohet që të vizitoni një mjek sa më shpejt të jetë e mundur.

Flokë të yndyrshëm

Flokët me yndyrë zakonisht tregojnë se dieta juaj nuk është mjaft e shëndetshme dhe se konsumoni shumë yndyrna. Për të zgjidhur këtë problem, përpiquni të hani më pak mish, gjëra të skuqura, të shmangni ëmbëlsirat , ushqimet e tymosura , alkool dhe kafe.  Nëse këto këshilla nuk funksionojnë, flokët e yndyrshëm mund të tregojnë se keni probleme të metabolizmit, ose probleme me mëlçinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë