Shendet

Çfarë është pneumonia nga legjionela dhe a mund të kurohet?

Pneumonia nga legjionela është pneumonia e krijuar një bakter gram-negativ që shkakton një infeksion të traktit respirator i cili prek kryesisht mushkëritë. Prandaj manifestohet me pneumoni që ka një përfundim fatal në 10-15 për qind të rasteve. Sëmundja mund të shfaqet edhe me grip i cili megjithatë nuk ka efekt që të krijojë komplikacione serioze. Është një infeksion që nuk transmetohet nga personi në person, por që ka natyrë mjedisore dhe merret nga kontakti i aerosoleve me uj të kontaminuar. Mikroorganizmat legjionela shumohen në tokë pjellore pranë ujërave të ëmbla. Më pas, ato mund të hyjnë në sistemin hidraulik të ndërtesave dhe përmes nebulizatorëve të tillë si dushet, thithen duke shkaktuar sëmundje. Nuk përjashtohet që ato të gjenden edhe në burime artificiale ujore si pishina dhe shatërvane.

Nga vjen emri Legjionelë?
Kjo sëmundje e ka marrë emrin nga një epidemi që shpërtheu në vitin 1976. Një grup i madh veteranësh të "Legjionit Amerikan" shoqatë veteranësh që u mblodhën në hotelin Bellevue Stratford në Filadelfia mbetën të infektuar. Nga rreth 4 mijë pjesëmarrës, infeksioni preku 221 persona dhe prej tyre vdiqën 34. Aty u identifikua burimi i përhapjes së baktereve në kondicionerin e furnizuar nga hoteli që strehonte veteranët. Një vit më pas, bakteri u identifikua me emrin "pneumonia e legjionarëve".

Simptomat, diagnoza, trajtimi

Legjionela shfaqet me simptoma të gripit si ethe, të dridhura, lodhje, dhimbje koke, konfuzion të cilat shoqërohen gjithashtu me kollë, të vjella, diarre dhe dhimbje të forta barku. 
Për të konstatuar tkurrjen e bakterit ka disa teste specifike si testi i antitrupave fluoreshente , kultura e pështymës, testi i shpejtë i antigjenit urinar. Dhe pastaj përsëri testet e reaksionit zinxhir polimerazë, të quajtur PCR. Kësaj i shtohet edhe ekografia e gjoksit e cila konfirmon sëmundjen. Duke qenë se ky është një infeksion bakterial, ai trajtohet me antibakterialë në gjendjen fillestare.

Burimi: Il Giornale/ Përshtati: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë