Analize

Çfarë e pret Donald Lu në shtëpinë e tij të re?

Në janar të këtij viti, Donald Lu mbushi tre vjet në Shqipëri, por duket se misioni diplomatik i Ambasadorit Amerikan në vendin ka përfunduar zyrtarisht, për të nisur një tjetër mision sfidues drejt një vendi sa të ndryshëm aq edhe të ngjashëm me tonin. Lu është shprehur se Shqipëria është një vend i mrekullueshëm dhe se do të donte të zgjaste mandatin e tij si kryediplomat në Tiranë por Departamenti Amerikan i Shtetit ka vendosur caktimin e tij në Kirgisatan, shtetin më të varfër të Azisë Qendrore.

"Ka qenë një nder i madh për mua dhe familjen time që kemi qenë këtu në Shqipëri në këto dy vite e gjysmë. E kemi shijuar aq shumë mikpritjen shqiptare sa kam kërkuar të qëndroj edhe më gjatë në këtë vend të bukur" është shprehur Lu. Ai do mbahet mend si ambasadori me ndikimin më të madh në politikë duke u kthyer në një faktor të rëndësishëm në Shqipëri, sidomos kur bëhet fjalë për reformën në drejtësi, por ashtu si vendin ynë, edhe shtëpia e tij e re po lufton me korrupsionin dhe varfërinë dhe problemet infrastrukturore.

Çfarë e pret Donald Lu në Kirgistan?

Ashtu si Shqipëria, edhe rruga drejt Kirgistanit duket se do të shoqërohet me pengesa të mëdha të mëdha për Donald  Lu.

Korrupsioni, vjetërimi i infrastrukturës, papunësia  e lartë dhe varfëria endemike, kanë bërë që rritja ekonomike dhe fuqizimi i Kirgiistanit të jetë një sfidë e vërtetë për të gjithë udhëheqësit e vendit por edhe për ambasadorët amerikanë atje. Megjithatë lajmi i mirë për Donald Lu është se Kirgistani ka një shoqëri civile të fuqishme dhe një liri të madhe mediatike.

Diplomacia  amerikane ka ndërhyrë vazhdimisht në Kirgistan me qëllim përforcimin  e institucioneve demokratike, rritjen e investimeve dhe të sigurisë rajonale, respektimin më të madh të të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit por edhe ofrimin e ndihmës për nevojat themelore humanitare.

Megjithatë Kirgistani dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë kurrë të lidhura nga vlera të përbashkëta, për shkak së Kirgistani ende nuk ka zhvilluar një sistem kombëtar vlerash, por edhe për shkak të rritjes së ndikimit të valëve antiamerikane në rajon. Madje sipas eskpertëve, çdo polemikë që mund të lindë paraqet pengesa për bashkëpunimin dhe mund të shihej si shenjë e armiqësisë nga ana e ambasadorit Donald Lu.

Nga ana tjetër, është e qartë se Uashingtoni, së bashku me disa shtete të tjera udhëheqëse në rajon, po formon vektorët kryesorë të politikës dhe ekonomisë, por Kirgistani duket se është lënë mënjanë, së bashku me problemet e tij ekonomike dhe entike. Lu do të duhet të vërë në lëvizje ndërveprimin mes tij dhhe vendeve të rajonit, nëpërmjet vlerave, ambicieve, kontakteve dhe bashkëpunimin mes njerëzve.  Por problemi më i madh për ambasadorin e ardhshëm do të jetë dhuna ndërentike, e cila ka lënë mijëra të vdekur. Zgjedhjet presidenciale të vitit 2017 u fituan nga Sooronbai Jeenbekov dhe shënuan transferimin e dytë paqësor të pushtetit, që nga pavarësia në vitin 1991, por as qeveria e re nuk i ka dhënë fund përplasjeve etnike.

Kirzkistan

Dhuna e ka shtyrë shtetin e varfër të Azisë Qendrore në prag të kolapsit dhe ka vënë në provë aftësinë e Rusisë për të projektuar pushtetin dhe për të garantuar stabilitetin në rajonin që e konsideron si oborrin e shtëpisë së saj. Të gjithë në Kirgistan presin që Rusia të ndërhyjë sa herë që ka trazira, duke minuar kështu rolin e diplomacisë amerikane. Duke u munduar të ndërhyjë në këto konfiklte, Lu mund ta gjejë veten në dikurs përplasjeje me Moskën. Edhe pse Rusia nuk ka baz ligjore për ndërhyrjen në Kirgistan, përtej Kaukazit të Veriut, ajo është fuqia më e madhe në vend.

Një problem tjetër më të cilin përballet Lu, është mungesa e një qeverie efektive në Kirgistan, e cila ka dështuar të adresojë varfërinë dhe mungën e infrastrukturës, ujit të pastër dhe korrupsionit.

Ky i fundit  është problem mjaft i madh dhe nuk do të jetë i lehtë për t’u çrrënjosur.  Ndikimi i korrupsionit për shembull, në projektet e infrastrukturës  është një nga problemet më të mëdha me të cilat ballafaqohen qytetet dhe fshatrat.

Marrëdhëniet SHBA-Kirgistan

Shtetet e Bashkuara vendosën për herë të parë marrëdhënie diplomatike me Kirgistanin në vitin 1991 pas pavarësisë  nga Bashkimi Sovjetik.  Uashingtoni ka mbështur Kirgistanin në zhvillimin e një demokracie gjithëpërfshirëse të bazuar në sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut, edhe pse ky mision duket se është vështirësuar hera herës.

Vladimir Putin, presidenti i Kazakistanit dhe ai i Kirgisttanit

Një analizë politike e thjeshtuar e pozicioneve të të dy vendeve në peizazhin global politik dhe ekonomik është se Amerika dhe Kirgistani janë në anët e kundërta të kursit botëror, Shtetet e Bashkuara janë fuqia mbizotëruese në botë, ndërsa Kirgistani është një nga vendet më të varfëra në botë.

Kirgistani eksporton veshje, tekstile dhe produkte farmaceutike në Shtetet e Bashkuara, por taksmi i dyfishtë mes Uashingtonit dhe vendeve të Bashkimit Sovjetik mbetet ende në fuqi, duke kufizuar aftësitë tregtare të vendit. Marrëdhëniet e Kirgistanit me Shtetet e Bashkuara janë përforcuar gjatë ndërhyrjes ushtarake të NATO-s në Afganistan, pasi në Kirgistan u ndërtua një bazë ajrore strategjike të rëndësishme për ushtrinë amerikane.

Evolucioni i interesave amerikane në rajon është një faktor përcaktues për të ardhmen e tij. Duke pasur parasysh ambiciet modeste të qeverisë amerikane dhe ngurrimin për të investuar në demokracitë e brishta të Azisë Qendrore, Kirgistani ka hedhur sytë nga Rusia dhe Kina, si shpresa e vetme për ta nxjerrë vendin nga recensioni.

Kirzikistan

Megjthatë, përsa i përket lidhjes së vlerave të përbashkëta si një mekanizëm bindës i partneritetit afatgjatë mes SHBA-së dhe Kirzikistanit, duhet të theksohet se situata specifike historike, politike, ushtarake dhe ekonomike ka bërë Krigistani të jetë një nga vendet e fundit në listën e përparësive amerikane në rajon.

Duke analizuar situatën politike dhe ekonimike të Kirgistanit me atë të vendit tonë, na vjen natyrshën të pyesin a ishte dërgimi Donald Lu në vendin më të prapambetur të Azisë një ndëshkim ndaj tij? Dhe nëse po, çfarë gabimi bëri Lu gjatë mandatit të tij në Shqipëri?


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë