Arsim

Çfarë duhet të dinë mësuesit për shkencën e të mësuarit?

Kohët e fundit ka pasur një shtyse për të njohur mësuesit me shkencën e të mësuarit. Vetëm disa metoda mësimore ndihmojnë në të vërtetë mësuesit të bëjnë punën e tyre. Të tjerat thjesht të harxhojnë kohën.
Ju mund të mendoni se para se mësuesit që aspirojnë gjatë gjithë kohës të dinë më shumë, si fillim duhet të mësojnë se çfarë kanë zbuluar shkencëtarët rreth mënyrës së si duhet të edukohen fëmijët nëpër shkolla. Në fakt, shumë mësues nuk janë të vetëdijshëm për atë hulumtim dhe për arsye komplekse disa janë në të vërtetë armiqësorë ndaj rekomandimeve shkencore.
Përpjekjet e fundit për të mundësuar lidhjen e mësuesve me shkencën e të mësuarit, po fillojnë japin fryte dhe disa fondacione, veçanërisht ato të kryesuara nga Mark Zyucerberg dhe Bill Gates, po afrojnë shkencën e të mësuarit me nxënësit, duke trajnuar mësuesit gjatë gjithë kohës.
Por ka dy kategori themelore të shkencës së të mësuarit, neuroshkencë njohëse dhe psikologji kognitive. Kryesisht modeli mësimor sipas Zyucerberg përqendrohen në neuroshkencë dhe jo në psikologji, ndërsa metodat e tjera të mësuarit i praktikojnë të dyja. Ky është një problem, sepse edhe pse me vlerë neuroshkenca në pjesën më të madhe është më pak e dobishme me mësuesit.

Cili është ndryshimi?
Neuroshkenca përqendrohet në strukturën e trurit dhe mënyrën se si aktivizohen qelizat, kur njerëzit angazhohen në detyra të ndryshme. Psikologjia, fokusohet në mendjen dhe në sjelljen. Dallimi mund të tingëllojë akademik, por nuk është.
Të dhënat që mund të marrim nga neuroshkenca duket sikur janë të pandryshueshme, por skanimet e trurit nuk mund të na tregojnë nëse një nxënës është në të vërtetë duke mësuar diçka, apo çfarë nuk është i aftë të mësojë. Ndryshimet në tru nuk mund të kenë ndikim në sjellje.
Psikologjia njohëse, në të kundërt, ka një numër të dhënash në atë që e bën mësimdhënien dhe mësimin fiktiv. Për shembull, është vërtetuar mirë që nxënësit nxiten më shumë për të mësuar duke lexuar vetë një tekst dhe duke drejtuar pyetje se sa nga përshkrimi i një teksti.
Për shkak se këto zbulime nuk janë të njohura gjerësisht studentët kanë më shumë gjasa të rilexojnë dhe nxjerrin në pah vetë konkluzionet pa bërë pyetje, ndërsa mësuesit kanë më shumë gjasa të mjaftohen në aftësitë që kanë nxënësit për të kuptuar një tekst sesa të ndërtojnë njohuritë e nxënësve.
Kur neuroshkenca siguron mbështetje për një qasje të veçantë pedagogjike shpesh është vetëm konfirmimi i diçkaje që tashmë e dimë nga psikologjia kognitive. Për shembull studimet psikologjike kanë treguar se është më efektive të mësosh dhe të pyetesh gjatë gjithë kohës sesa të kryesh një test.

Kjo mund të jetë një mënyrë e mirë, por a janë të gatshëm mësuesi të adaptohen me këto ndryshime?
Psikologu s Daniel Wllingham shprehet se mësuesit të cilët kanë shumë kohë që përqendrohen te mënyrat e të mësuarit me anë të neuroshkencë janë një mbetje kolosale e kohës së tyre.
Gjithashtu, psikologë të ndryshëm thonë se metoda e të mësuarit me anë të neuroshkencës, jo vetëm që është e padobishme, por është edhe e dëmshme, pasi mund të parandalojë mësuesit që të eksplorojnë mënyra efektive për të transmetuar informacionin tek nxënësit./Forbes/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë