Keshilla

Çfarë duhet të bësh të dielën mbrëma për ta nisur javën mbarë

Shpeshherë e nisim javë me një gjendje lodhjeje dhe me një dëshirë për të mos lëvizur nga krevati, arsyeja është se pas një jave të lodhshme një ditë në fundjavë duket si e pamjaftueshme për të rimarrë energjitë e humbura gjatë javës. Por çfarë duhet të bëjmë? Mbrëmja e së dielës duhet të jetë totalisht relaks për t'u marrë me veten.

Nëse të dielën e shpenzoni më miqtë dhe të afërmit, mbrëmja duhet të jetë e gjitha në dispozicionin tuaj që të ndihesh e freskët për të hënën në mëngjes. Para se të fillojë një javë tjetër me stres, merr të gjithë kohën për të përkëdhelur pak veten.

Fillimisht lini telefonin anash;. Zgjidhni të kaloni disa orë pa telefonin tuaj, për të nisur një javë më të mbarë. Duke qenë se një ndër kontriubuesit kryesor të plogështisë mund të jetë edhe fokusimi i tepërt në ekranin e telefonit, zgjidhni i thonë jo për të paktën një ditë në javë telefonit tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë të qetësoheni dhe të keni më shumë kohë për vetën.

Provo një maskë qetësuese për fytyrën, e cila është mjaft e thjeshtë, aq sa kur të zgjohesh, nuk do ta njohësh veten.

Bëni një maskë relaksuese
Përbërësit:
Tetë deri në 10 gjethe spinaq,

Një gjysmë banane dhe disa pika vaji avokado-Përdorimi: Përzieji të gjithë përbërësit në një enë. Vendos masën e mjaftueshme në fytyrë, aq sa mund të përhapet me lehtësi në mënyrë të barabartë në të gjithë fytyrën. Lëre të veprojë për 30 minuta dhe pastaj shpëlaje me ujë të bollshëm.

Spinaqi ka veti t’u ofrojë oksigjen qelizave, të cilat përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe i japin lëkurës shëndet dhe shkëlqim natyral. Banania, ndërkohë, përmban vajra natyrore që nxisin prodhimin e kolagjenit, ndërsa vaji i avokados ndihmon për të zbutur lëkurën dhe për t’i dhënë asaj më shumë shkëlqim.

Të dielën në mbrëmje caktoni tre qëllime që do ndiqni për ditën pasardhëse
Në qetësinë e ditës, para se të filloni të veproni, planifikojeni ditën duke u fokusuar në tre qëllime që dëshironi t'i përmbushni. Bëni këto qëllime prioritete të ditës. Kur e planifikoni ditën me qëllime, keni më shumë gjasë që të ndjeheni më produktiv në fund të saj.

Dëgjoni muzikë
Duke dëgjuar muzikë do të ju bëjë të zgjoheni më lehtë. Një studim i disa vite më parë zbuloi se muzika të bën të ndjehesh mirë. Sipas studiuesve, dy përfitimet më të rëndësishme nga dëgjimi i muzikës janë 'rregullimi i disponimit' dhe i vetëdijes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë