Ka ndodhur

Çështja “Llalla” do të gjykohet në Gjykatën e Posaçme

Pavarësisht kërkesës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla që çështja ndaj tij të gjykohej nga Gjykata e Tiranës, Gjykata e Lartë ka vendosur këtë të premte që çështja e ish-kryeprokurorit t’i kalojë Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Adriatik Llalla është marrë i pandehur për mosdeklarim dhe fshehje pasurie.       

Llalla kërkoi përmes avokatit që çështja penale ndaj tij t’i kalonte Gjykatës së Tiranës, duke argumentuar se nuk ishte më kompetencë e Gjykatës së Posaçme.

Por kërkesa e tij është rrëzuar nga Gjykata Supreme. Sipas vendimit, dosja e Llallës është kompetencë e GJKKO të ngritur me ligj të posaçëm për të gjykuar veprat penale që kryhen nga zyrtarët e lartë.

Adriatik Llalla u hetua për disa vepra penale, përfshirë edhe pastrimin e parave, por në fund ai u dërgua për gjykim vetëm për fshehje të pasurisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë