Politike

Çështja e detit/ Ministri grek i Mbrojtjes, Dendias takohet me Ramën e Nufin

Nga Gazeta ‘Si’- Greqia dhe Shqipëria po tentojnë të rikthejnë në tryezë negociatat për çështjen e detit që ka mbetur pezull prej vitesh.

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ndodhet në Tiranë ku zhvilloi takim me shefin e qeverisë, Edi Rama dhe ministrin e mbrojtjes Ermal Nufi.

Ministri grek u fut në ambientet e kryeministrisë i vetëm, ndërsa në hyrje nuk u pa ta presë as Rama dhe as Nufi.

Qëllimi kryesor i vizitës është rikthimi i negociatave me Shqipërinë për marrëveshjen e detit. Mediat greke e kanë komentuar si një shfrytëzim momenti nga Athina e Tirana lidhur me marrëdhëniet e tyre për të zgjidhur çështjen e mbetur pezull prej vitesh.

Vizita e Dendias vjen pasi kryeministri Edi Rama u prit në muajin prill nga homologu grek, Mitsotakis, nga ku të dy palët u angazhuan që çështja të trajtohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë

“Tashmë kemi një marrëveshje me qeverinë greke për të shkuar në Gjykatën Ndërkombëtare. Kështu do të bëhet dhe pastaj i takon gjykatës të vendosë”, tha kryeministri.

Axhenda e Dendias parashikon edhe një drekë pune në rezidencën qeveritare, ndërsa pasdite një takim edhe me Kryepeshkopin e Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joanin.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë