Lajme

Çështja “Babale”, Albert Veliu drejt ekstradimit në Shqipëri

Albert Veliu, i cili është njeriu kyç në procesin e njohur si “Babalja”, është në prag të ekstradimit nga Belgjika në Shqipëri.

Ministria e Drejtësisë i ka kthyer përgjigje Gjykatës së Tiranës, duke dhënë detaje në lidhje me kërkesën për informacion për Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.
Nga Ministria e Drejtësisë ka ardhur letra në të cilën thuhet se Albert Veliu është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin në Shqipëri.
Ministria e Drejtësisë ka komunikuar me autoritet belge për ekstradimin e Veliut, por ende nuk ka një datë.
Nga ana tjetër, Prokuroria kërkoi shtyrje të seancës gjyqësore deri në mbërritje të Albert Veliut, ndërsa kërkesa e saj është miratuar nga Gjykata.
Ndërkohë seanca është shtyrë me kërkesë të prokurorisë për datën 30 tetor ora 14:00 për shkak të mungesës së Veliut.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë