Ka ndodhur

Ceremonia për Ditën e Pavarësisë së SHBA, ambasadorja Kim: E ardhmja e Shqipërisë është e ndritur!

Ambasadorja Amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka qenë e pranishme në ceremoninë për Ditën e Pavarësisë së SHBA, ku merrnin pjesë edhe Presidenti Ilir Meta, kryedemokrati Lulzim Basha, kryeparlamentari Gramoz Ruçi, e politikanë të tjerë shqiptarë, ndërsa mungonte kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e saj në këtë ceremoni, Ambasadorja Yuri Kim, tregoi se si u rrënjos demokracia në Amerikë, ndërsa foli dhe për partneritetin me Shqipërinë.

Sipas saj, SHBA është aleati më i madh i Shqipërisë, sot e 30 vjet e kjo miqësi do të zgjasë për shumë kohë.

"Sonte teksa festojmë ditëlindjen e 245 të Amerikës, festojmë dhe 30 vjetorin që Shqipëria rrëzoi diktaturën në përkrahje të Amerikës. Jemi me fat që kemi njerëz këtu sonte, persona që ishin aty, ku lindi demokracia shqiptare.

Një nga veprimet tua të para si një popull i lirë, i shtritë dorën, e miqësisë SHBA-ve. SHBA-të e kapën me krenari atë dorë në vitin 1990 dhe asnjëherë se kemi lëshuar. E ndërsa vijmë në këtë mbrëmje për të festuar demokracinë, është e qartë se demokracia është e lehtë. Demokracia duhet të çohet, ripërtërihet, të mbrohet.

Me të drejtë duhet të festojmë sukseset e saj dhe duhet t’i përdorim si frymëzim për të ardhmen. Duhet të përballemi me të metat tona, pa patur frikë, por me vendosmërinë për të gjetur rrugën e përbashkët dhe për të hartuar një rrugë përpara, të kujdesshëm ndaj gabimeve të së kaluarës, por gjithmonë me sytë drejt të ardhmes. Kështu që teksa festojmë këtë ditëlindje të demokracisë së SHBA, të vendosim që ta çmojmë, mbrojmë dhe ripërtërijmë demokracinë”, tha Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë