Futboll

Çelsi jep ‘ok’-in për huazimin e Brojës deri në fund të sezonit, kërkon 6 mlilionë euro

Gazeta Si – Çelsi ka dhënë së fundi miratimin për huazimin e Armando Brojës. Për sulmuesin e Kombëtares shqiptare klubi londinez kërkonte 58 milionë euro në rast shitjeje. Tani ka hapur rrugën edhe për një huazim të mundshëm.

Broja feston nje gol me Çelsin. Gazeta Si, 1 shkurt 2024

Fulhemi dhe Volverhemptoni janë dy skuadrat më të interesuara për sulmuesin kuqezi. Problem është se Çelsi kërkon 6 milionë euro për huazimin e lojtarit deri në fund të sezonit dhe për momentin refuzon të përfshijë në marrëveshje opsionin e blerjes në fund të huazimit.

Broja është kthyer këtë vit pas një dëmtimi që e mbajti jashtë fushave për një kohë të gjatë. Sulmuesi 22-vjeçar ka shënuar 1 gol në 13 ndeshje në Premier Ligë. Huazimi mund ta ndihmonte futbollistin që të luante më shumë dhe të ishte plotësisht gati për Europianin e Gjermanisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë