Lajme

Celibashi: Vonesa në raportime pasi u sulmua aplikacioni i KQZ

Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në një dalje për mediat tha se vonesat në raportime nga qendrat e votimit në të gjithë vendin, kanë ardhur për shkak të problemeve të aplikacionit, pasi është hakuar.

“Kanë raportuar pak qendra votimi sepse aplikacioni i KQZ është sulmuar pak më parë. Teknikët janë duke punuar për ta riparuar, dhe nëse nuk do të rregullohet do të vijojmë me raportimin manual”, u shpreh Celibashi.

Ai shpjegoi gjithashtu se “në 144 qendra votimi, identifikimi i votuesve është bërë në mënyrë manuale, prej tyre 83 për faktin se nuk janë paraqitur operatorët, ndërsa në pjesën tjetër pasi kanë pasur probleme me pajisjen”.

“Ka në raste sporadike pezullim të përkohshëm të votimit, për shkak të problematikave të ndryshme, si konflikte ndërmjet anëtarëve të komisionit të qendrës së votimit”, tha ndër të tjera Celibashi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë