Politike

Celibashi: Shumica e kryebashkiakëve do rikandidojnë, t’u vëmë limit që të mos ngatërrojnë fushatën me detyrat   

Gjatë një aktiviteti të zhvilluar mbi raportimin financiar të partive politike dhe të kandidatëve, si dhe veprimtaritë e institucioneve publike në fushatë zgjedhore, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka deklaruar se një pjesë e madhe e kryebashkiakëve do të rikandidojnë, duke e vënë theksin tek një problematikë.

“Zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, duket se do të ketë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë të cilët janë në detyrë dhe do të garojnë në këto zgjedhje.

Është e rëndësishme të kuptojnë ata dhe ne qartësisht se ku është kufiri mes përmbushjes normale të funksionit të tyre si kryetar bashkie me veprime të cilat apo aktivitete që janë pjesë e fushatës së tyre elektorale.

Ne do punojmë ngushtë me partitë politike, shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë që të qartësojmë sa është e mundur se ku janë këto limite. Besoj që në një moment të dytë KQZ ndoshta do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje. Kjo jo vetëm për ata kryetaret e bashkive në detyrë që do garojnë, por në përgjegjësi për zyrtaret publike që rastësisht ose jo do të jenë të përfshirë në fushatë zgjedhore. Ka qenë një shqetësim kjo çështje jo vetëm për opozitën, por është një element që është raportuar edhe nga OSBE ODIHR. Nuk ngelet për ta diskutuar, por duhet të gjejmë rrugët e zgjedhjes së kësaj problematike, Sjellja e institucioneve publike apo e funksionarëve publikë nga Kryeministri deri tek nëpunësi më i thjeshtë kjo sjellje lidhet me standardin e procesit zgjedhor”, tha Celibashi


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë