Politike

Financimet ruse nga PD, Celibashi: Përbën vepër penale, çështja po trajtohet në Prokurori   

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, ka treguar rrugën kur u pyet nga media mbi financimet ruse të PD-së në kohën kur partia drejtohej nga ish-kreu Lulzim Basha në zgjedhjet e 2017-ës  

Celibashi u shpreh se çështja po adresohet nga prokuroria dhe se si vepër përbën shkelje të rëndë të ligjit.

“Ka parashikime në Kodin Penal dhe zgjedhor për të ndaluar financimet ruse, janë çështje që po adreson nga organi i Prokurorisë. Përbën shkelje të rëndë të ligjit, të cilat klasifikohen si vepra penale dhe do të duhet të trajtohen nga organet përkatëse Prokuroria dhe Gjykata”, tha ai në një deklaratë për gazetarët.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë