Lajme

Celibashi: Numëruesit duhet të zëvendësohen menjëherë

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi  këtë të hënë në kuadër të vijimit të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit ka bërë thirrje numëruesve për vijim të numërimit.

Celibashi përmes një postimi në Facebook bën thirrje të gjithë partive politike që kanë numërues që ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.

Ndër të tjera ai thekson se numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.

“Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave. Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë