Rend dhe Ligj

Çela në Prokurorinë e Tiranës: Procedime pas tërmetit!

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ishte sot një takim në ambientet e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë me prokurorë dhe drejtues të këtij institucioni.

Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë së Përgjithshme në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vleresimin e performancës së saj, organizimin e punes pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan çështje që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”.

Në fokus  të vecantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela  i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie  për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26  Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë  në  hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve.

Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë