Politike

Çekia mbështet hapjen e negociatave për Shqipërinë

Republikës Çeke mbështet në mënyrë konstante hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.

Nga data 27-30 maj një delegacion i Kuvendit të Shqipërisë zhvilloi një vizitë zyrtare në Pragë.

Delegacioni i Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, kryesohej nga Kryetari, Eduard Shalsi dhe nga anëtarët, deputetët Eglantina Gjermeni, Besnik Baraj, Edmond Panariti dhe Ervin Bushati.

Parlamentarët shqiptarë ishin të ftuar nga Kryetari i Komisionit të Bujqësisë së Dhomës së Deputetëve të Parlamentit çek, Jaroslav Faltynek.

Gjatë qëndrimit në Pragë, delegacioni i Parlamentit të Shqipërisë u takua me Kryetarin e Dhomës së Deputeteve të Parlamentit çek, Radek Vondracek, Kryetarin e Komisionit të Bujqësisë së Dhomës së Deputetëve, Jaroslav Faltynek, Kryetarin e Komitetit Kombëtar të Ekonomisë, Bujqësisë dhe Transportit të Senatit çek, Jaromir Strnad, Kryetarin e Komitetit për Zhvillimin Rural, Miroslav Nenutil si dhe me përfaqësues të Qeverisë së Republikës Çeke.

Në të gjitha takimet u theksua intensifikimi i bashkëpunimit parlamentar dhe ekonomik mes të dy vendeve gjatë viteve të fundit, si dhe mbështetja e fuqishme dhe konstante e Republikës Çeke për hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë