Futboll

Ceferin: Tifozët do të rikthehen shpejt, futbolli s’ndryshoi as pas luftërave botërore

Presidenti i UEFA, Aleksandër Ceferin insiston se tifozët do të lejohen të marrin pjesë në stadiume, pavarësisht se ekspertët parashikojnë që aktivitete sportive do luhen me dyer të mbyllura deri vitin ardhshëm. Bundesliga u rikthye fundjavën e kaluar, por vetëm lojtarët, stafi dhe personeli tjetër u lejuan në stadium. Megjithatë Ceferin sqaron se pandemia e koronavirusit  nuk do t'i ndalojë tifozët të hyjnë në stadium për një kohë të gjatë, pavarësisht se numri i vdekjeve vazhdon të rritet.

Në një intervistë për The Guardian ai deklaron: "Ka qenë një situatë serioze por tashmë po përfundon. Ne tashmë dimë shumë më shumë për virusin dhe në përgjithësi unë jam një person optimist. Nuk më pëlqen që ta shohë këtë situatë si diçka apokaliptike që ne duhet të presim edhe valën e dytë, të tretë apo të pestë të pandemisë. Ne jemi gati dhe do ndjekim rekomandimet e autoriteteve dhe personalisht jam i sigurt se futbolli, ai i mirë dhe i vjetër me tifozë do të rikthehet shumë shpejt ".

Ekziston frika se kriza e COVID-19 do të ndikojë në të ardhmen e futbollit, financat e klubeve dhe në atmosferën e ndeshjeve, por Presidenti Ceferin beson normaliteti do të kthehet më shpejt nga sa parashikojnë disa njerëz: "Unë nuk mendoj se gjërat do të ndryshojë përgjithmonë. Është një përvojë e re dhe kur të shpëtojmë nga ky virus i mallkuar, gjërat do të kthehen në normalitet. Futbolli nuk ndryshoi as pas luftës së parë dhe dytë Botërore dhe nuk besoj se do të ndryshojë tashmë as për shkak të një virusi ”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë