Futboll

Ceferin sulmon “European Super League”: Shpikje italiane, mendojnë se meritojnë më shumë suksese

Pandemia di Covid-19 po e vendos gjithë sistemin e futbollit në provë të vështirë e jo vetëm nga ana financiare. Në sfond flitet për një Superligë të mundshme për klubet më të rëndësishme të Europës, por mund të ndryshojë edhe e ardhmja e Europianit – që është shtyrë tashmë në 2021 – e të kampionateve kombëtarë. “Duhet të jemi optimistë – ka ndërhyrë mbi temën presidenti i Uefa-s Ceferin -. Do të mbyllim kampionatet e do të luajmë Europianin, të shohim me apo pa spektatorë. Jam i sigurt që nuk do të përballemi me një tjetër situatë emergjente. Protokolli ynë shëndetësor funksionon. Të kesh 13 lojtarë në dispozicion për një ndeshje është pak, një numër shumë i vogël. E vërtetë, por më shumë rëndësi kanë disa probleme të tjera. Rëndësi ka ta nisim e përfundojmë turneun.

Play-off’ në Serie A për titullin kampion? Vendimi i përket Ligës italiane, por nuk mendoj se modeli i propozuar për kompeticionet evropiane do të ishte i duhuri edhe për kampionatet. Nuk është e drejtë të garosh gjithë vitin dhe të eliminohesh pasi ke humbur një ndeshje. Numri 1 i futbollit europian ka thënë më pas fjalë të ashpra ndaj idesë së Superligës: “Është një shpikje italiane, nuk është propozimi ynë edhe pse do të ishte një nga projektet më të mërzitshëm në botë. Flasin dy apo tre klube që mendojnë se meritojnë të fitojë më shumë se të tjerët, por që në realitet fitojnë pak. Nuk është një diskutim serioz, do ta vriste futbollin e jam krejtësisht kundër”.

Në fund një koment mbi përdorimin e VAR: “Në disa liga loja ndërpritet shumë e nuk është pozitive për futbollin. Për mua ka dyshime serioze si interpretohet prekja me dorë, në pozicionin jashtë loje prej një apo dy centimetër e tek portieri që gjatë penalltisë penalizohet nëse kalon me disa centimetra linjën e portës”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë