Futboll

Çdo vit një Botëror ose Europian, Arsen Venger bën 3 propozime interesante

Arsen Venger, ish-trajneri i njohur francez i Arsenalit, aktualisht shef i departamentit të FIFA-s për promovimin e futbollit, ka hedhur së fundi disa propozime interesante në lidhje me kompeticionet ndërkombëtare. Ai mendon se së pari duhet eleminuar Liga e Kombeve, sepse sipas tij, nuk është një kompeticion efikas.

Venger ka pohuar gjithashtu se do të ishte interesnate që çdo vit të luhej një kompeticion i rëndësishëm, një Botëror ose një Europian. Gjatë një interviste për gjermanen “Bild”, francezi ka sugjeruar që të përgjysmohet diferenca kohore mes Botërorit dhe Europianit.

“Nëse dalim në rrugë dhe intervistojmë persona të ndryshëm, duke i pyetur se çfarë është Liga e Kombeve, sa mendoni se do të na përgjigjen? Thuajse askush. Duhet ta fshijmë këtë kompeticion. Në anën tjetër, do të propozoja që të shtonim frekuencën e Botërorëve dhe të Europianëve. Një vit të organizohet kampionati europian, vitin e ardhshëm kampionati botëror dhe kështu me radhë”, - ka thënë Venger. Tani mbetet të shihet se sa do të merren në konsideratë këto propozime.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë