Analize

Ç’do të nënshkruhet në NATO? Shqipëria në krah të SHBA-së kundër Kinës

Kryeministri Edi Rama do të jetë sot në mesin e krerët e NATO-s që do të mblidhen në Bruksel për një samit kokë më kokë për të vendosur për qasjen që do të mbajë aleanca Veri-Atlantike për sfidat aktuale.

Çështjet më domethënëse për liderët e aleancën ushtarake, përfshirë edhe presidentin Joe Biden do jenë jo vetëm me Rusinë dhe Kinës por edhe Turqinë, për të ciklën një sërë vendesh anëtare thonë se nuk i përmbahet rregullave të NATO-s. Një tjetër çështje që do të jetë pjesë e diskutimit të liderëve të aleancës veri-atlantike do të jetë edhe thellimi i marrëdhënieve BE-NATO?

Samiti i së hënës pritet të çojë në miratimin e një sërë dokumentesh: Një komunikatë tradicionale, kësaj here afërsisht me 40 faqe të samitit të përbashkët, dhe një agjendë të reformimit së NATO-s deri në vitin 2030. Në një dokument të veçantë, udhëheqësit do të bien dakord se si të rrisin rezistencën e NATO-s ndaj kërcënimeve të reja dhe do të miratojnë po ashtu një plan të ri të Veprimit për Ndryshimin e Klimës dhe Sigurisë. Politika e mbrojtjes kibernetike e NATO-s gjithashtu do të rishikohet.

Siç raporton portali europian “EURACTIV”, përparësia kryesore politike e Biden është Kina. Në deklaratën e përbashkët NATO do të përdorë një gjuhë shumë më të fortë se parë, me udhëheqësit e aleancës që pritet të theksojnë "rrezikun e politikave përçarëse të Pekinit ".

Burime diplomatike i thanë EURACTIV se ndërsa Uashingtoni po bënte presion për një formulim të fortë, europianët ishin më ngurrues, duke e etiketuar Rusinë si "kërcënim" dhe Kinën më tepër si "sfidë", duke shmangur kështu vendosjen e Moskës dhe Pekinit “në të njëjtin thes.”

Sidoqoftë, 14 anëtarë kryesisht, përfshirë ish-vendet sovjetike dhe ato të Ballkanit, përfshirë këtu edhe Shqipërinë, po mbështesin pozicionin e SHBA-së dhe thonë se janë në përputhje me politikën e Uashingtonin në lidhje me Kinën. Për kryeministrin Rama, samiti i NATO-s vjen pas një takimi me Sekretarin Amerikan të Shtetit, Antony Blinken në Bruksel, ku u nënshkrua një marrëveshjeje në lidhje me përdorimin e teknologjisë 5G. Në thelb, kjo marrëveshje pengon kompaninë kineze Huawei, i cili prodhoi i pari teknologjinë 5G , të përfshihet në ndërtimin e këtij rrjeti në vendin tonë. Kjo ka qënë në një kërkesë kyçe edhe e Administratës Trump për të gjithë aleatët europaine. Në fjalën e shkurtër, Rama ftoi vendet e tjera të rajonit që t’i bashkohen Shqipërisë në këtë pakt.

Ndërsa në lidhje me Rusinë, udhëheqësit e NATO-s janë të gjithë dakord të pranojnë se Moska, "përveç aktiviteteve të saj ushtarake, gjithashtu ka demonstruar një model veprimesh hibride kundër aleatëve dhe partnerëve të NATO-s, përfshirë përmes përfaqësuesve".

Turqia

Deklarata e udhëheqësve të NATO-s do të përfshirë po ashtu një referencë në lidhje me Turqinë dhe llogaridhënie më të lartë kur bëhet fjalë për konflikte të brendshme.

"Ne angazhohemi për të forcuar konsultimet kur siguria ose stabiliteti i një aleati është i kërcënuar ose kur vlerat dhe parimet tona themelore janë në rrezik", do të theksojë deklarata e përbashkët.

“Euractiv” shkruan se ajo i referohet përshkallëzimit  të tensioneve midis Turqisë dhe Greqisë. Po ashtu liderët e NATO-s do t’i bëjnë thirrje të gjitha forcat e huaja të tërhiqen nga Libia, hap për të cilin Ankaraja ka ngritur kundërshtime pasi dëshiron të mbajë trupa në vend.

Thellimi i marrëdhënieve / partneritetit BE-NATO

Udhëheqësit e NATO-s gjithashtu do të theksojnë dëshirën për të thelluar dialogun dhe bashkëpunimin me partnerët e aleancës, duke përfshirë BE-në dhe vendet e Paqësorit (Australi, Japoni, Zelandën e Re dhe Korenë e Jugut).

Sipas burimeve diplomatike, Turqia është përpjekur të minimizojë sa më shumë që të jetë e mundur paragrafin që kërkon thellimin e marrëdhënieve BE-NATO mbi marrëdhëniet me Qipron, i cili është një anëtar i BE, por jo një anëtar i NATO-s.

Anëtarët e NATO-s do të theksojnë po ashtu se "nuk kanë ndërmend të vendosin raketa me bazë tokësore në Europë". Kjo lëvizja shihet si një mënyrë e mundshme për të lehtësuar tensionet me Rusinë përpara dialogut SHBA-Rusi në Gjenevë, ku kontrolli i armëve do të jetë një nga temat qendrore.

Megjithatë, drafti i tekstit thekson gjithashtu se "për sa kohë që ekzistojnë armët bërthamore, NATO do të mbetet një aleancë bërthamore".

Ndryshimet klimatike

Udhëheqësit e NATO-s pritet të theksojnë për herë të parë ambicien që NATO të përshtatet me ndikimin e ndryshimit të klimës në siguri duke u kërkuar të gjitha vendeve anëtare të bien dakord për të zvogëluar gazrat serë nga aktivitetet ushtarake.

Sidoqoftë, diplomatët e NATO-s mbeten skeptikë. "Ne nuk mund ta imagjinojmë që avionët luftarakë F-35 të fluturojë me hidrogjen," tha një diplomat i NATO-s, duke shtuar se duhet filluar me modernizimin e e ushtrive të disa prej vendeve aleate, të cilat përdorin pajisje shumë ndotëse nga epoka Sovjetike.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë