Bota

Biden aleatëve të NATO-s: Europa duhet ta dijë se SHBA-ja është këtu

Presidenti amerikan Joe Biden ka ofruar një moment sigurie të hënën kur tha se NATO është "shumë e rëndësishme" për interesat amerikane. Duke folur pak para fillimit të një samiti të aleancës së mbrojtjes në Bruksel ai deklaroi se donte që Europa të dinte që Shtetet e Bashkuara ishin pranë saj.

"Artikulli 5 është një detyrim i shenjtë", tha ai, duke iu referuar doktrinës së mbrojtjes kolektive të aleancës transatlantike. "Unë dua që e gjithë Europa të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu."

Udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar sfidat e aleancës para së cilës, tha presidenti Biden, ndodhen shumë të tilla. Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) do të diskutojë rishikimin e konceptit të saj strategjik. Aleanca e NATO-s e rishikoi për herë të fundit dokumentin që parashtron qëllimin e saj në vitin 2010. Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës, Jens Stoltenberg, kërcënimet dhe sfidat e sigurisë me të cilat përballet aleanca kanë ndryshuar që nga ajo kohë.

Kemi Rusinë që nuk vepron në përputhje me atë që shpresojmë dhe kemi Kinën”, tha ai përgjatë një takimi me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Presidenti Biden tha se NATO-ja është thelbësore për interesat amerikane. “Neni i 5-të është një detyrim i shenjtë” dhe “Evropa duhet të dijë se Shtetet e Bashkuara janë këtu”, tha ai, duke ju referuar klauzolës së mbrojtjes së ndërsjellë të NATO-s.

Sekretari Stoltenberg tha të hënën se marrëdhëniet e NATO-s me Rusinë janë në "pikën më të ulët që nga fundi i Luftës së Ftohtë".

"Kjo është për shkak të veprimeve agresive të Rusisë," tha ai.

Sekretari Stoltenberg tha po ashtu se NATO-ja duhet të ketë një qasje më të fortë ndaj Pekinit.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë