Futboll

Casillas rrëfen gabimin e karrierës: Jam penduar për largimin nga Real

Ishte 23 maj 2015 kur Iker Casillas luajti ndeshjen e fundit me fanellën e Real Madrid. E dinte se do të ishte ndeshja e fundit me Los Blancos. Spanjolli i tha lamtumirë klubit me të cilin u bë i madh. Kanë kaluar 5 vjet nga ajo ditë dhe nga ai vendim për ti përshëndetur të gjithë jo ashtu si kishte menduar. E ka treguar vetë portieri në një mesazh në Instagram, në të cilin ka rrëfyer një nga keqardhjet e tij më të mëdha.

Disa muaj pas ndeshjes, Iker Casillas vendosi ti thotë lamtumirë Real Madrid me një konferencë për shtyp. Pak njerëz: përveç tij, presidenti Florentino Perez dhe gazetarët. Jo saktësisht ajo që do të kishte dashur. Dhe kështu, për herë të parë, tashmë ish-portieri ka dashur të rrëfejë për të gjithë atë që e quan një gabim të madh: “Kam folur shumë rrallë për ikjen time nga Real Madrid”, shpjegoi Casillas në një postim të bërë në Instagram.

“Mbajta një konferencë shtypi i vetëm: një gabim. Dhe pastaj u largova. Kanë kaluar 5 vjet nga ai moment. 5 vjet që kur kalova kufirin që më çoi në vendin fqinj: Portugali. Në atë moment kisha nevojë të ndihesha një futbollist ndryshe. I freskët. Të kisha një mjedis të ri, një projekt të ri. Të hiqja dorë nga të qenit i ekspozuar gjithnjë ndaj kritikave, por gjithmonë i gatshëm për tu përmirësuar. Të gjithë lojtarët, të mirë apo të këqij, synojnë të përmirësohen. Dhe duhet të them që kjo ka qenë si fizikisht ashtu edhe mendërisht. Tek Porto e ndjeva të gjithë këtë. Kjo foto është e ndeshjes mes Real Madrid dhe Getafe, sezoni 14/15. E dija se do të ishte ndeshja ime e fundit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë