Vende dhe Udhetime

Cappadocia pret turistët për festivalin magjik të balonave

Autoritetet turke kanë ftuar turistët vendas dhe të huaj në një festival me tullumbace që po mbahet për herë të parë në Cappadocia nga data 3 korrik deri më 7 korrik.
"Ne jemi të lumtur t’ju njoftojmë për mbajtjen e festivalit për herë të parë në Cappadocia," tha Mustafa Açıkgöz një zyrtar vendas për agjenzinë Anadolu të martën.

"Ftojmë të gjithë turistët vendas dhe të huaj në festival," tha Açıkgöz, një ligjvënës i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, nga provinca qendrore Nevşehir. ''Pas festivalit të balonave, ne planifikojmë të mbajmë një festival filmi në Cappadocia, një vend që është tamam si një studio filmike në natyrë", tha ai. Festivali Ndërkombëtar "Cappadocia Balloon", organizohet nga komuna e Qarkut Ürgüp. Deri në përfundim të evenimentit, rreth 150 balona do të ndërmarrin gjashtë fluturime të ndryshme dhe 20 balona të formave të çuditshme do të ngrihen në qiell.

Festivali gjithashtu do të shfaqë një tullumbace me ngjyra të ndezura në mbrëmje, të ndriçuar në sinkronizim me muzikën ritmike. Cappadocia është e shquar për konet vullkanike, luginat, qytetet nëntokësore, hotelet dhe shtëpitë e gdhendura në shkëmbinj, si dhe kishat dhe strehëzat e përdorura nga të krishterët e hershëm që i iknin persekutimit nga Perandoria Romake.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë