Trend

Çanta që do ju duhet patjetër këtë sezon

Me ardhjen e stinës së pranverës, ndryshojnë edhe trendet e veshjeve, aksesorëve dhe gjithçka tjetër që ndodhet në dollapin tonë, duke përfshirë edhe çantat.

Çantat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të paraqitjes tonë. Është shumë e rëndësishme përzgjedhja dhe kombinimi i tyre në çdo dalje.

Një nga trendet më të reja të çantave që do të mbizotërojnë gjatë sezonit të verës janë ato të kashtës.

Nëse deri më tani çantat e kashtës i keni mbajtur vetëm në plazh, lidhni një shall mëndafshi në të dhe ja ku përftuat një aksesor chic që do të kombinohej bukur me çdo veshje në mbrëmje.

Modelet mund t'i zgjidhni sipas dëshirës, nga ato rrethore, klasike me qëndisje ose pa qëndisje, e rëndësishme është që ky aksesor do t’ju bëjë të dukeni mjaft ‘in’ në çdo dalje tuajën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë