Rend dhe Ligj

Çanta e zezë te Ambasada Ruse, policia: Brenda kishte rroba trupi

Policia e Tiranës ka reaguar pas alarmit të ngritur te Ambasada Ruse në Tiranë, ku pak më parë u gjet një çantë e zezë dhe u dyshua për një alarm për bombë.

Sipas policisë, pas kontrollit rezultoi se brenda saj kaishte vetëm rroba trupi.

Çanta e dyshimtë është gjetur rreth orës 15:00, në vendin e quajtur bulevardi “Bajram Curri”.

Çanta është hapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, dhe në brendësi të saj kishte disa rroba trupi.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë