Media Galeri

Çanta e re e Balenciaga-s është një qese mbeturinash dhe.. kushton rreth 2 mijë $

Balenciaga ka habitur edhe një herë përdoruesit e internetit me produktin e saj.

Këtë herë, shtëpia franceze e modës ka lançuar një qese të frymëzuar nga dizajni i qeseve të koshave të plehrave. Kostoja qesharake e produktit prej 1790 dollarë i ka lënë me gojë hapur përdoruesit e rrjetit.

Sapo imazhet e 'çantës së koshit' u shfaqën në mediat sociale, përdoruesit e internetit filluan të shpërndanin meme qesharake për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Qesja e plehrave e lëshuar nga Balenciaga është e ndryshme nga një qese koshi plehrash pasi përdor një lloj tjetër materiali për prodhimin e tij. Në vend të plastikës, Balenciaga ka përdorur lëkurë viçi.

Demna Gvasalia, drejtoresha kreative e Balenciaga, tha: "Nuk mund të humbisja një rast për të bërë qesen e plehrave më të shtrenjtë në botë, sepse kujt nuk i pëlqen një skandal mode?”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë