Ekspozite

Çadrat pistoletë dhe paketat kamera – Me çfarë spiunonte KGB në Amerikë 

Që prej zgjedhjes së presidentit Donald Trump, gazetat amerikane kanë mbushur faqet me histori rreth spiunëve rusë,  të infiltruar në ShBA. Tani amerikanët mund të shohin pararendësit e tyre, spiunët sovjetikë,  në muzeun e Nju Jorkut. Muzeu i Spiunazhit të KGB-së i kushtohet operacioneve të spiunazhit të agjencisë famëkeqe të inteligjencës, në Bashkimin Sovjetik. Themeluesi i tij, lituani Julius Urbaitis, ka mbledhur prej tre dekadash afro 3 mijë e 500 pajisje që i përkasin KGB-së, nga mjetet praktike, tek ato të spiunazhit të vështirë, si pajisjet dëgjuese apo makinat shifruese e deri tek  aksesorë më të sofistikuar si stilolapsa, buzëkuq vdekjeprurës apo ndonjë kamera e kamufluar,  brenda një trungu peme.

Këto objekte intriguese kanë të kaluar të errët. Aktive mes vitit 1954 deri më 1991-shin, KGB-ja ka qenë përgjegjëse për shumë abuzime të të drejtave të njeriut, të kryer prej Bashkimit Sovjetik, nga ekzekutimet pa gjyq të mijëra njerëzve gjatë regjimit të Stalinit, tek shtypja e revolucioneve të disa rajoneve,  gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20-të. Muzeu shmang pjesën më të madhe të këtyre rrëfenjave të zymta. Në fakt, ka fare  pak informacion rreth historisë, strukturës dhe punëve të brendshme të KGB-së dhe shumë objekte të ekspozuara nuk kanë  as data apo hollësi se nga vijnë.

Kuratorët duket se preferojnë argëtimin ironik ndaj fakteve. Vizitorëve, gjatë hapjes së muzeut,  iu ofruan gota me vodka, vezë të ziera me havjar, gra të reja të veshura me uniforma të KGB-së që u rrinin pas trupit dhe një manekin i Josip Stalinit, ndërsa një muzikant luante këngë të gëzueshme në fizarmonikë. Vizitorët në muze mund të përftojnë paraqitjen alla  KGB, duke pozuar në xhaketa lëkure,  të ngjashme me ato që vishnin dikur agjentët, ose të përjetojnë hetuesinë me metodat e ashpra të KGB-së, duke u ulur në një karrige të sjellë nga një prej bodrumeve,  që drejtoheshin nga organizata.

Disa javë përpara se të merrte fund Lufta e Dytë Botërore, një delegacion i pionierëve të rinj ia paraqitën versionin e vërtetë të këtij dekorimi të drunjtë muri, me stemën e ShBA-së, ambasadorit amerikan,  në Bashkimin Sovjetik. I kënaqur nga ky gjest miqësie, ai e vari Stemën e Madhe në ambasadën amerikane, në Moskë. Nuk e dinte se u kishte dhënë mundësinë NKVD, pararendësve të KGB-së, të dëgjonin bisedat e tij. Brenda saj, ishte fshehur një çimkë, e emërtuar më pas si “Gjëja”. Ishte një nga pajisjet e para të dëgjimit,  e aftë të transmetonte sinjale pasive audio.

Për ta vënë në punë, agjentët e NKVD –së , në një shtëpi nga ana tjetër e rrugës,  ku ndodhej ambasada,  transmetonin një sinjal radiofonik drejt  dhomës,  ku ishte varur Stema e Madhe. Një mikrofon, i fshehur në një vrimë nën sqepin e shqiponjës, kapte tingujt në dhomë. Për  shtatë vjet, “Gjëja” nuk do të zbulohej, por amerikanët e mbajtën sekret, deri në vitet ’60, kur e zbuluan botërisht, ekzistencën e saj,  gjatë një takimi në Këshillin e Sigurisë së Kombeve të Bashkuara. Përballë akuzave për spiunazh, sovjetikët e rrëzuan avionin e tyre të spiunazhit U-2, nën hapësirën sovjetike, ambasadori Amerikan në Kombet e Bashkuara e mbajti Stemën e Madhe lart,  për të vërtetuar qëndrimin e tij: se të dy shtetet ishin fajtore për spiunazh.

Kjo është një kopje e të ashtuquajturës “çadra bullgare”,  arma që vrau Georgi Markov, gazetarin bullgar, në shtator të 1978-ës. Përpara se të vritej,  ai punonte për Seksionin e Botës të BBC, në Londër dhe dokumentonte rregullisht realitetin e egër të jetës, në Bullgarinë komuniste, për radion Europa e Lirë. Kjo punë e bëri atë armik të regjimit dhe besohet se një anëtar i policisë sekrete të Bullgarisë – e lidhur me KGB – u dërgua ta vriste Markovin gjatë punës.

Çadra qëlloi një saçme të vogël mbushur me ricin, në këmbën e Markovit, që ishte menduar të shkrinte në temperaturën trupore të njeriut dhe të lëshonte një helm në gjak. Markov fillimisht nuk ndjeu asnjë dhimbje veç një pickimi të lehtë në kofshë: por gjatë mbrëmjes, iu hap një njollë e kuqe në këmbë, sa një puçërr dhe,  pati temperaturë. Vdekja e tij, katër ditë më vonë, ishte e pashmangshme – në atë kohë ricini nuk kishte kundërhelm.

Në rusisht, “fialka” do të thotë “vjollcë” – një emër i ëmbël që maskon inteligjencën e kësaj aparature. E njohur edhe si M-125, makina shifruese u bë një aset me vlerë të paçmueshme për shumë kriptografi,  që jetonin në Bashkimin Sovjetik dhe shtetet satelite, mes viteve 1950 dhe 1990. Me ingranazhet dhjetë shifrore ( pastruar me pije të forta alkoolike mes thyerjeve të kodeve) dhe aftësinë për të kaluar mes alfabeteve cirilike dhe latine, Fialka ishte e aftë të krijonte afro 600 biliardë kombinime të ndryshme kodesh. Për shkak të ngashërisë së saj me Enigmën, makinë shifruese e përdorur nga Gjermania naziste, gjatë Luftës së Dytë Botërore, organizatat e inteligjencës së epokës sovjetike, ndonjëherë i referoheshin si “mbesa e Enigmës” ose “Enigma Ruse”.

Libri në dukje i pafajshëm në ngjyrë blu, përmban një kamera të fshehtë, me qëllim të dokumentonte takimet sekrete të agjentëve të huaj në parqe, stacione trenash apo vendndodhje të tjera publike. Për shkak se kamera ishte e ndërtuar brenda librit, operativët e KGB-së mund të pretendonin lehtësisht se ishin duke lexuar ndërsa vëzhgonin shënjestrën e tyre. Kur ishte koha e duhur, ata shtypnin butonin në anë të librit, për të shkrepur një foto,  përmes hapjes në kopertinë.

Atëherë kur duhanpirja  ishte një zakon shumë i përhapur, i lejuar kudo nga transporti publik tek restorantet, sovjetikët  menduan si të nxirrnin përfitim maksimal nga kjo. Ata krijuan një tjetër kamera të fshehtë, kësaj here të fshehur brenda një pakete cigaresh. Kutia ishte kryesisht e mbushur me cigare të vërteta, të cilat agjentët mund t’i tymosnin për mbulim, ndërsa vëzhgonin shënjestrën e tyre. Megjithatë, njëra prej cigareve ishte e rreme: kur ngrihej larg, çarja e kamerës hapej në anë të paketës; kur ulej poshtë, shkrepej fotoja. Teknologji e ngjashme përdorej edhe për të shndërruar objekte të tjera shtëpiake, si elektrikët e dorës, fletore shënimi apo çanta krahu, në  kamera të fshehta.

*Revista 1840/ The Economist

 

Më Shumë