Lajme

Byzylyku që ju ndihmon të luftoni veset e këqija

Shpikja e radhës nga Amazon me siguri do të ndihmojë shumë njerëz. Këtë herë bëhet fjalë për një pajisje e cila është në formën e një byzylyku, mund të vendoset në dorë dhe ndihmon njerëzit për të larguar veset e këqija. ‘Pavlok’ është ‘byzylyku i veseve’ që ofron Amazon dhe thuhet se nëpërmjet tij mund të përmirësosh sjelljet, përmes stimujve negativë për çdo herë që bëjmë sjellje të padëshiruara.

Pavlok liron një stimul të butë elektrik për t'ju ndihmuar të reduktoni dëshirat, të thyeni zakone të këqija dhe të ndryshoni jetën tuaj. Pavlok është zgjidhja juaj e natyrshme dhe e qëndrueshme për të ndaluar pirjen e duhanit, ngrënien e thonjve, prekjen e flokëve, të menduarit negativ, ngrënien e ëmbëlsirave etj.

Krijuesit e këtij produkti e krahasojnë atë me helmimin në ushqim, pasi sapo fillojmë ta provojmë këtë të fundit, nuk i durojmë shijen dhe për rrjedhojë nuk e dëshirojmë më. Ky byzylyk ndihmon njerëzit të vetëkontrollohen, ndihmon në stërvitjen e trurit për të kujtuar stimulin e pakëndshëm sa herë duam t’i shkojmë pas varësisë.

Sipas krijuesit Maneese Sethi, veset dëmtojnë jetën tuaj dhe ky byzylyk është zgjidhje e përkryer për këdo.

Pavlok kushton rreth 300 dollarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë