Politike

Byroja e Kuvendit lë në fuqi përjashtimin me 30 ditë të Shehajt nga parlamenti

Nga Gazeta ‘Si’- Byroja e Kuvendit ka vendosur të lërë në fuqi masën disiplinore ndaj Agron Shehajt, duke e përjashtuar atë për 30 ditë nga punimet e Parlamentit.

Vendimi erdhi pas kërkesës së deputetëve socialistë, të cilët e akuzojnë kreun e Partisë Mundësia se ka ofenduar ministrin e Financave Petrit Malaj gjatë një përplasjeje në sallën e Kuvendit.

Sipas socialistëve, deklaratat e kreut të partisë Mundësia kanë kaluar kufirin e debatit parlamentar, duke sjellë kërkesën për marrjen e masës disiplinore.

Përjashtimi erdhi me pretendimin se Shehaj i është drejtuar ministrit me fjalën ‘maskara’.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë