Biznes

Buxhuku: Nafta që tregtohet është kontrabandë. Rama: Po planifikojmë hapjen e një rafinerie

Nga Gazeta 'SI' - Kryeministri i vendit, Edi Rama, tha se qeveria është në proces të planifikimit të një rafinerie në vend, por ende pa një projekt final.

“Nuk ka Shqipëria kapacitete të prodhimit të naftës. Zgjidhja që ne po kërkojmë është ndërtimi i një rafineri, po ku të gjejmë naftën. Të gjesh naftën është gjeopolitikë, jo tregti. Ne jemi në proces, nuk e kemi realizuar ende dhe kur ta realizojmë do të jemi në një nivel tjetër. Nëse na vjen dhe lajmi se gazi dhe nafta në Shpirag janë komerciale do të flasim për një Shqipëri tjetër”, -tha Rama, si kundërpërgjigje e komentit nga drejtuesi i Konfindustria në vend, Gjergj Buxhuku.

Buxhuku u ndal tek energjia, nafta dhe politikat tregtare në vend, që sipas tij kanë krijuar një klimë të rëndë për vetë bizneset dhe industrinë.

“Duhet stabilizuar tregu i karburanteve, të ulet kontrabanda dhe barra fiskale e tyre. Jo vetëm që përballohet, por del edhe me surplus. Kriza energjitike, mund të ishte përballuar nëse do të ishte vepruar në kohë, kriza u shpall para 1 viti, sepse vendi mund të jetë i pavarur nga energjia. Mund ta përballonim dhe mund të kishim fituar epërsi

Buxhuku theksoi edhe se Shqipëria duhet të ndalojë veprimtarinë e “dumping” nga kompanitë e huaja, (importimi i një produkti me çmim më të ulët se ai vendas.)

“Ofensiva ‘dumping’ nga kompanitë botërore janë të ashpra ndaj atyre shqiptare. Sidomos pas Covid-19. Duhen politika mbrojtëse kundër ‘dumping;. Mos firmosen më marrëveshje tregtare për paraqitje televizive. Kështu ka ndodhur me marrëveshjet e OBT-së dhe Stabilizim-Asociimit”.

Kryeministri Rama, ndërhyri duke mohuar se Shqipëria është e pavarur energjitikisht dhe se në vend nuk ka naftë kontrabandë, por ka evazion.

“Shqipëria nuk prodhon dhe në vitin e vet më të mirë, të gjithë energjinë që konsumon. Del në treg dhe i nënshtrohet çmimeve të rritura. Ne po zbatojmë programin për pavarësinë energjetike të Shqipërisë dhe brenda 20230-s ta kthejmë eksportues neto të energjisë. Ky është objektivi. Sot kanë ardhur anijet në Vlorë, që do të prodhojnë energji dhe të ulim sasinë e importit. Jemi i vetmi vend që nuk kemi rritur çmimet e energjisë dhe nuk kemi vendosur kufizime. Këto shkojnë 400mln euro, shifër e rëndë për këllqet e Shqipërisë. Faktet nuk tregojnë kontrabandë në naftë. Populizma. Natyrisht ka akoma punë për të bërë për kontrollin, ka evazion, po marrim masa për kontrollin në mënyrë teknologjike. Aq më pak inspektorë aq më pak halle për shtetin e financat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë