Politike

Buxheti 2024 / Tabaku: Shqiptarët do paguajnë 70 mln euro më shumë taksa, pjesa e luanit shkon për PPP

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka komentuar projektbuxhetin e vitit 2024 përmes një video të përcjellë në faqen e saj Facebook.

“Qeveria ka miratuar buxhetin 2024 në një seancë që nuk pati një debat të drejtë dhe të ndershëm për të kuptuar çfarë ofron buxheti për familjet e shqiptarëve. Prandaj, besoj është e udhës që shqiptarët të mësojnë dhe kuptojnë se përse ky buxhet i miratuar nuk është në interesin e qytetarëve që do të paguajnë thuajse 70 mln euro më shumë taksa...

Shifrat e një dështimi qeverie fshihen edhe në mbledhjen e të ardhurave që megjithëse ka rritur taksat me mbi 3 mld euro vazhdon të mbledhë po aq sa dhjetë vite më parë, pra 25% të PBB-së.

Dëshmi e dështimit progresiv të një qeverie socialiste që takson më të varfërit dhe favorizon oligarkinë. Dëshmi e një politike që favorizon një klikë të vogël ekonomike duke shtypur padrejtësisht shpirtin sipërmarrës të shqiptarëve.

Një formulë që përshtatet edhe në buxhetin 2024 që u miratua dje. Me 70 mln euro taksa ekstra në kurrizin e shtresës së mesme dhe shqiptarëve.

Qeveria propagandon në media se buxheti është i 7 mld eurove që është dy herë më e lartë se sa dhjetë vite më parë. Sigurisht, pasi ka më shumë taksa se sa dhjetë vite më parë...”, thotë Tabaku. Më tej ajo rendit shtyllat kryesore.

“1.Infrastruktura; Megjithëse qeveria socialiste propagandon se buxhet 7 mld euro është më i madhi në vite ai parashikon 24% më pak fonde për ndërtimin e rrugëve se buxheti 2023 dhe jo veç kaq por referuar me fondet e pritshme për disbursim, që shoqërojnë buxhetin 2024, shifra është 14,5% më pak se plani i buxhetit të këtij viti. Ku shkon pjesa tjetër? Tuneli Llogarasë që nuk po i duket fundi. Porti i Durrësit me vlerë 410 mln euro që u premtua do ndërtohej nga privati. Dhe projekte të tjera që nuk janë në buxhet por propagandohen...

Bujqësia;  Në buxhetin 2024, zëri i bujqësisë do të marrë të paktën 9% më pak financime se plani i këtij viti, i finalizuar në aktin normativ për ndryshimin e buxhetit 2023. Në shifra kjo përkthehet kështu; për 2024 bujqit do të kenë 15.6 mld lekë më pak se sa viti aktual

Pra, sektori i bujqësisë së pjesën e luanit në ekonominë tonë por financohet më pak nga qeveria socialiste. Ndërkohë që edhe fondet IPARD janë sot dyshim si pasojë e korrupsionit galopant që ka prekur çdo sektor të ekonomisë.

PPP;  Në buxhetin 2024 nuk është për arsimin, shëndetësinë, infrastrukturën apo dhe për projekte të tjera më të dobishme. Ku shkojnë milarda euro taksa të shqiptarëve? Për kë është realisht buxheti 2024 me vlerë 7 mld euro?

Përgjigjen e gjeni tek tabela e Koncesioneve/PPP-ve që vazhdon të marrë gjithnjë e më shumë miliarda nga taksa e shqiptarëve.

Qeveria socialiste ka vendosur që t’u japë 145 mln euro më shumë PPP-ve dhe koncesioneve ku gjysma e tyre janë nën hetim nga SPAK.

Jo vetëm kaq por mazhoranca socialiste i dha lejen qeverisë socialiste që të paguajë më shumë dhe shtrenjtë PPP-të edhe pse prej mbi dy vjetësh Ministria e Financave dhe Ekonomisë nuk ka botuar një raport të situatës së PPP-ve dhe raportin e tyre me kontratën.

Ky raport që mungon është dëshmi se si qeveria socialiste u fsheh shqiptarëve se si i menaxhon taksat e tyre që i rrit përvit...”, tha ajo


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë