Lajme

Buxheti 2020: Arsimi dhe shëndetësia, prioritet

Ministrja e Financave Anila Denaj ka bërë me dije se Buxheti i Shtetit për vitin e ardhshëm ka përfunduar dhe prioritet sikurse edhe këtë vit do të jenë shëndetësia dhe arsimi. Kurse zgjerimi i ekonomisë do të rishikohet me ulje.

Sipas Denaj, nisur dhe nga sugjerimet e institucioneve ndërkombëtare, vëmendje do të marrë shlyerja e detyrimeve të prapambetura, ku fondi në dispozicion do të rritet.

Ministria e Financave gjithashtu ka bërë edhe disa ndryshime në ligjin për procedurat tatimore, të cilat parashikojnë rritje progresive gjobash për bizneset në shkelje.
Gjithashtu Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka bërë publike strategjinë e rishikuar të financave publike 2019-2022, e cila sipas qeverisë, synon përmirësimin e shërbimeve të ofruara dhe zhvillimin ekonomik.

Përfaqësuesit e organizmave ekonomiko-financiarë ndërkombëtarë kanë ritheksuar për të disatën herë rëndësinë që duhet t'u kushtetohet detyrimeve të prapambetura dhe manaxhimit te riskut që vjen nga PPP-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë