Lajme

Bushati: Dekreti për ministrin e Jashtëm të zgjidhet sa më parë

Ministri në ikje, Ditmir Bushati, ka falënderuar kryeministrin Edi Rama dhe PS për mundësinë që i kanë dhënë për të drejtuar Ministrisë e Jashtme në këto vite. Në një deklaratë për mediat, Bushati tha se Rama ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ dhe kjo është e drejtë e tij.

“Falenderoj Ramën dhe forcën politike që përfaqësoj. Falënderoj ekipin e shërbimit të jashtëm që nga mesi i shtatorit dhe në këto orë të fundit në krye të Ministrisë së Jashtme.

Pozicioni i ministrit ka dimensionin kushtetues dhe politik. Rama e ka marrë vendimin për të ndryshuar drejtimin politik të MEPJ”, tha Bushati.
Ndërkohë, ai apeloi për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese për të dekretuar Ministrin e Jashtëm, post që e mori vetë kryeministri Rama.
“Apeli im është i thjeshtë, për të ezauruar një orë e më parë procedurën kushtetuese që jetëson jo vetëm ndryshimin e lidershipit politik në Ministrinë e Jashtme, por do t’i krijonte mundësi vendit për t’u përfaqësuar në mënyrë të denjë në arenën ndërkombëtare, pasi vendi është përballë sfidave që vendi nuk i ka njohur më parë”, tha ndër të tjera Bushati.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë