Treg

Bursat lineare, në pritje të nënshkrimit të marrëveshjes SHBA-Kinë

Nis java në të cilën pritet nënshkrimi i armëpushimit të luftës tregtare midis SHBA-ve dhe Kinës. Tokio e mbyllur për pushime. Në Piazza Affari sytë tek Prysmian

Indesket e aksioneve pak kanë lëvizur në çeljen e bursave këtë javë, një javë e cila do të jetë në pritje mbi të gjitha të firmës së fazës së parë të marrëveshjeve tregtare mes SHBA-ve dhe Kinës, parashikuar për ditën e mërkurë. Po ashtu këtë javë dalin edhe treguesit e tremujorit të SHBA-ve.

Megjithatë temë qendrore mbetet ajo e tensioneve gjeopolitike në Lindjen e Mesme: në fundjavë Teheranit iu desh të merrte përsipër përgjegjësinë e shpërthimit të avionit Ukraine Airlines, ngjarje që ndodhi javën e kaluar në kulmin e përplasjes mes SHBA-ve dhe Iranit për vrasjen e gjeneralit Suleimani.

SHBA-të deklaruan sanksione të reja ndaj Iranit, që kanë për objektiv eksportet e metaleve dhe tetë funksionarë të lartë iranianë.

Klima optimiste po i kthehet rrezikut duke bërë që çmimi i arit të ulet dhe çmimi i naftës të jetë i qnëdrueshëm (59 dollar për fuçi në Neë York e nën kuptën 65 dollarë në Londër).

Në Milano bie Prysmian. Hera keq pas planit të biznesit

FTSE MIB e Piazza Affari është në rënie të lehtë. Bie në sy rënia e Prysmian, i cili njoftoi gjatë fundjavës ndërprerjen e lidhjes së tensionit të lartë midis Skocisë, Anglisë dhe Uellsit të krijuar nga kompania Bicoça që ka vënë në dijeni klientët në fund të nëntorit. Reagimi i operatorëve për planin e biznesit të Hera është ende i dobët.

Nexi rikuperoi, e cila të Premten e mbylli me rënie nga vendosja e një pakete të konsiderueshme aksionesh, e barabartë me 7.7% të kapitalit, nga fondet e investimeve që kontrollojnë kompaninë e pagesave: sipas raportimeve të shtypit, operacioni duhet të favorizojë projektin e bashkimit me grupe të tjera duke filluar me Sia, një degë e Cassa Depositi e Prestiti e specializuar në infrastrukturat teknologjike për pagesa.

Në Paris, ko Renault: Nissan përgatitet për lamtumirën me aleancën

Performancë e rëndë në Bursën e Parisit për aksionet Renault: çmimet u prekën nga lajmet e raportuara nga Financial Times mbi dëshirën e Nissan për t'i dhënë fund aleancës njëzet vjeçare midis dy prodhuesve të makinave. Planet që, sipas burimeve të ndryshme, parashikojnë një ndarje totale në inxhinieri dhe prodhim, si dhe ndryshime në bordin e drejtorëve të Nissan, do të ishin intensifikuar pas arratisjes së Ghosn nga Japonia në fund të dhjetorit.

Hong Kong e Shanghai rriten: ndjehet optimizëm për marrëveshjen SHBA-Kinë

Tregjet kineze përfunduan javën me optimizëm pasi investitorët e shohin me entuziazëm progresin e marrëveshjes së tregtisë SHBA-Kinë që pritet të nënshkruajë fazën 1 këtë javë për t'i dhënë fund tarifave hakmarrëse. Vëllimet e tregtisë ishin të ulta, gjithashtu për shkak të festave në Tokio. Në Hong Kong indeksi Hang Seng e mbylli 1.1% deri në 28,954.94 pikë ndërsa në Kinën kontinentale indeksi Shanghai regjistroi një rritje 0,8% në 3,115.57 dhe Shenzhen në +1 , 4% në 1,822.35 pikë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë