Treg

Bursat europiane përpiqen të rriten, por vigjilenca ndaj pandemisë mbetet e lartë

Tregjet europiane të kapitalit po përpiqen të ngrenë kokën pas rënies në nivelet më të ulëta prej 5-muajsh, të goditur pas masave të marra nga shumë qeveri për tparandaluar përhapjen e mëtejshme ë të pandemisë Covid-19. Në fakt, Franca do të kthehet në bllokim deri në dhjetor, ndërsa Gjermania kaaplikuar kufizime të pjesshme për një muaj. Investitorët janë gjithashtu duke pritur për rezultatin e mbledhjes së bordit të drejtorëve të Bankës Qendrore Europiane në pasditen e hershme, e cila do të marrë parasysh fazën e re të urgjencës koronavirus. Duke pasur parasysh situatën e pasigurisë, së cilës i shtohet numërimi mbrapsht për zgjedhjet presidenciale të SHBA-ve, sipas operatorëve, tregjet do të vazhdojnë të jenë vigjilent dhe blerjet do të kufizohen në raste okazionale pas rënies së çmimeve.

Piazza Affari duke u rekuperuar me Eni dhe Amplifon

Ndër aksionet kryesore milaneze, blerjet shpërblejnë Eni dhe Amplifon, pas publikimit të llogarive tremujore dhe humbjeve të regjistruara nga të dy kompanitë. Sidoqoftë, Saipem dhe Campari mbeten prapa. Pas një fillimi të qëndrueshëm, Atlantia u kthye e kuqe: dje bordi gjykoi ofertën e CDP në Autostradat “ende jo të pajtueshme”, duke i dhënë kohë deri më 30 nëntor për të arritur një marrëveshje.

Tokio mbyllet me rëmie për seancën e katërt radhazi

Një mbyllje tjetër me rënie për Bursën e Tokios që vazhdon serinë e seancave negative. Ngarkuar nga korrigjimi i tregjeve globale të kapitalit, tregu japonez i aksioneve ia ka faturuar humbjet gjithashtu frikën në rritje të bllokimeve të reja që njoftohen në kontinentin europian, të goditur rëndë nga vala e dytë e pandemisë. Në fund të sesionit indeksi Nikkei tregoi një rënie prej 0.37% në 23.331.94 pikë. Indeksi i gjerë Topix gjithashtu u mbyll, duke rënë 0.10% në 1.610.93 pikë. Ndërkohë, në Kinë, gati një mijë kompani po publikojnë rezultatet e tremujorit të tretë dhe pritja është për konfirmimin e mundshëm të përshpejtimit të rimëkëmbjes ekonomike.

Në pritje të takimit të Bankës Qendrore Europiane

Analistët nuk presin ndryshime në strategjinë zgjeruese; Presidentja Christine Lagarde do të duhet të menaxhojë pritjet e një zgjerimi të masave të jashtëzakonshme për të mbështetur inflacionin dhe ekonominë në dhjetor. Hipotezat parashikojnë një rënie të normave negative të kredive të subvencionuara për sistemin bankar dhe një rritje të planit anti-pandemik të blerjes së bonove (Pepp) dhe / ose zgjatjen e planit në kohës./Burimi:Il sole 24 ore/ Në shqip: Gazeta “Si”/


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë