Lajme

Bursa shqiptare lançon databazën digjitale të të dhënave historike të titujve

Në kuadër të punës për edukimin e publikut, Bursa Shqiptare e Titujve ALSE ka lançuar për herë të parë databazën e të dhënave historike në një formë lehtësisht të përdorshme (user friendly) për grupe të caktuara interesi si: investitorët, fondet e investimeve, gazetarët, akademikët, studiuesit e tregut të kapitaleve, studentët e universiteteve të ndryshme si dhe të gjithë individët të cilët kanë interes në tregun e titujve të Bursës Shqiptare të Titujve ALSE.

Në këtë databazë grupet e interesit mund të hulumtojnë për instrumenta të ndryshëm, periudha të ndryshme të tregtimit, çmimeve historike të titujve, volumit të tregtimeve të kryera në Bursë, madhësinë (kapitalizimin) e tregut si dhe shumë indikatorë të tjerë të rëndësishëm në tregun e kapitaleve.

Gjithashtu për të interesuarit është përgatitur edhe një guidë informuese për mënyrën se si mund të përdoret data baza.

Aktualisht në Bursën shqiptare numërohen 106 tituj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë