Rend dhe Ligj

Burri dhunon gruan, parandalohet krimi në familje

Policia e Kurbinit ka parandaluar një krim në famije dhe ka vënë në pranga një 47-vjeçar.

Policia thotë se 47-vjeçari me inicialet A. P, ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe dispononte armë zjarri pa leje.

Siç njofton policia, 47-vjeçari kur ka konstatuar shërbimet e Policisë, është larguar menjëherë nga banesa, por pas kontrolleve të shumta dhe rrethimit të zonës, pas disa orësh është vetëdorëzuar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri pistoletë, me një krehër me fishekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, në ngarkim të shtetasit A. P., për veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë